Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka vlera më të mëdha se të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është veteran i rrejshëm i luftës.
Limaj në T7 tha se Kurti nuk i plotëson kriteret për të qenë veteran.
“Jo nuk është veteran lufte ai, është veteran i rrejshëm. Pse ku i kon në Iuftë ai. Nuk po e them unë, vetë ligji, me kriteret që i plotëson. Ligji nuk ia jep veteran Iufte. I ka do kritere, qysh është veterani i Iuftës: në cilat vija të frontit ke qenë e kështu me radhë”, tha Limaj.
Këtë deklaratë të tij e kanë komentuar mbrëmë në studion e Kanal 10, ku deputeti i LVV’së, Arbër Rexhaj, i ka dalë në mbrojtje shefit të Qeverisë, Albin Kurti.
Ai ka thënë se Kurti ka vlera më të mëdha se të veteranit.
“Kjo është çështje e interpretimit, qysh e interpreton ti veteranin. Zotëri Kurti ka dhënë për Kosovën, duke qenë edhe student, ka dhënë edhe në burg, së bashku edhe me Ukshin Hotin. Megjithatë ka qenë edhe sekretar i UÇK’së. Për mua zotëri Kurti mbart vlera më të çmuara se të veteranit, në kuptimin e angazhimit për Kosovën dhe angazhimin për UÇK, pra më të mëdha se ato”, ka thënë Rexhaj.
Kujtojmë që kohë pas kohe kthehet në publik tema se a ka qenë Albin Kurti veteran i Iuftës pasi ai e gëzon certifikatën e veteranit të Iuftës.