1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputeti italian: E gjithë kjo është një gënjeshtër, 96% e të vdekurve nuk vdiqën nga virusi

Rekomandime

Ndërsa numri i njerëzve të vdekur nga koronavirus në Itali rritet, disa njerëz nuk besojnë të dhënat zyrtare të vendit. Ligjvënësi italian Vittorio Sgarbi është njëri prej tyre.

Italia është vendi i parë në Evropë që u përball me pandeminë e koronavirusit dhe është një nga vendet më të goditura nga sëmundja e re. Numri i vdekjeve ka tejkaluar 26,000, dhe gati 200,000 janë infektuar.

- Advertisement -

Ndërsa të dhënat e reja për numrin e viktimave vijnë çdo ditë, ka njerëz që nuk besojnë në shifrat zyrtare.

Po krijohen një sërë teorish konspirative, si dhe baza për manipulimin e të dhënave.

Deputeti italian Vittorio Sgarbi nuk beson as në shifrat zyrtare.

- Advertisement -

Me deklaratat e tij, Sgarbi shkaktoi trazira të mëdha në parlament, duke thënë se të dhënat për viktimat janë të fshehura nga publiku.

Sipas tij, 96 përqind e atyre që vdiqën nga korona nuk vdisnin aspak nga virusi, por nga sëmundjet vdekjeprurëse që kishin më parë dhe se gjithçka ishte e falsifikuar.

- Advertisement -

Ai gjithashtu zbuloi se numri i 25,000 të vdekurve nga koronavirusi në Itali ishte falsifikuar dhe ishte një mashtrim i orkestruar.

“Për të thënë të vërtetën, numrat e rremë po terrorizojnë italianët. 25,000 njerëz vdiqën nga sulmi në zemër ose nga kanceri, le të mos i përdorim ata për të poshtëruar Italinë për t’u dhënë qytetarëve një lajm të rremë. Kjo është një mënyrë për të terrorizuar Italinë dhe për të vendosur një diktaturë pëlqimi”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit