2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputeti serb Drecun: Kosova po armatoset për ta marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Rekomandime

Deputeti i parlamentit serb, Millovan Drecun ka deklaruar për se “Prishtina po përpiqet të furnizohet me shumë sisteme armatimi dhe se, nëse shikohen planet të cilët po zhvillohen në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe kur të shikohet armatimi të cilin Kosova po e kërkon, është e qartë se kanë plane agresive ndaj veriut të Kosovës”.

Drecun thekson se kjo shihet edhe nga armatimi i shpejtë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Po shfrytëzohet situata e re gjeopolitike në nivel ndërkombëtar, për shkak të luftës në Ukrainë dhe Prishtina po përpiqet të marrë shumë sisteme të reja armatimi. Kur shikohen planet që po zhvillohen brenda FSK-së dhe kur shikohen armët që po kërkon Prishtina, e shihni se kanë plane agresive ndaj veriut të Kosovës”, pretendon Drecun.

Ai thotë se “formacioni që duhet të jetë një ushtri e ardhshme e Kosovës tashmë është i integruar në strukturat e NATO-s, sepse ata marrin pjesë në stërvitje ushtarake dhe trajnohen nga instruktorët e NATO-s, sepse e gjithë struktura organizative është e vendosur sipas standardeve të NATO-s dhe sepse armët i marrin nga vendet e NATO-s”.

“Atëherë e kuptoni se kundër kujt kanë për qëllim të luftojnë? Kundër Shqipërisë? Kundër Maqedonisë së Veriut? Kundër Serbisë? Sigurisht që jo. Qëllimi i tyre i vetëm është që me forcë ta vënë Kosovën veriore nën kontroll, por nuk mund ta bëjnë këtë me njësitet speciale policore ekzistuese”, ka thënë Drecun.

- Advertisement -

Ai ka pretenduar se “janë vërejtur aktivitetet e inteligjencës së pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës, ku në bisedime me përfaqësuesit politikë të popullit serb po përpiqen të kuptojnë se si do të reagojnë serbët nëse aty shfaqen pjesëtarë të “të ashtuquajturës” Forcës së Sigurisë së Kosovës”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit