1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti shqiptar tregon se si ishte përplasur me Dick Martyn për krijimin e Gjykatës Speciale

Rekomandime

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Shqipëri, Shpëtim Idrizi ka rrëfyer takimin që kishte me Dick Martyn dhe si erdhi deri tek votimi i rezulotës për krijimin e Gjykatës Speciale.

Idrizi, një prej 8 deputetët që kanë votuar kundër rezolutës, që mori karton të kuq vetëm nga dy parlamentarë nga Shqipëria, tregon për Shqip se ka pasur një përplasje deri edhe verbale me Dick Marty-n.

- Advertisement -

“Nuk di ta them se ҫ’ndodhi në delegacionin tonë dhe si pati që edhe votuan pro rezolutës, por mbaj mend se jam përplasur me Dick Martyn disa herë, edhe në komisionin e linjës në Asamble, por edhe në sallën e seancave plenare. Ai na tha në mbledhje se akuzat e tij mbështeteshin në një raport të një prokurori serb dhe disa reportazhe, apo edhe libri i Karla del Pontes. Unë ju përgjigja e i thashë se si mund të mbështetet një akuzë në librin e një prokuroreje, e cila kur ishte në Hagë nuk pati sukses në gjetjen e provave dhe ata fantazi i shkroi në libër. Pastaj nisa ti flas për absurditetet krejt të trasha të materialit, duke i shpjeguar vendndodhjet gjeografike të postacioneve ku raporti kishte vendosur ‘trafikun e organeve’.

Pas kësaj pati ilaritet nga anëtarët që raporti nuk kishte asnjë gjë konkrete, por thjesht ishte një iniciativë politike. Ndaj aty edhe ju ndryshua titulli i dokumentit në “raport mbi dyshimet”, thotë Idrizi nëpërmjet telefonit për Gazeta “Shqip”, duke sjellë momente nga atmosfera e 8 vjetëve.

I pyetur se cila ka qenë kërkesa apo orientimi i mazhorancës shqiptare, përkatësisht kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha, i cili qeveriste me LSI-në, Idrizi thotë se nuk ka pasur ndonjë orientim të caktuar.

- Advertisement -

“Me thënë të drejtën pak u interesova për këtë çështjen sa u mora me thelbin dhe kam qenë mjaft aktiv, kam folur në seancë, jam përplasur me Martyn, kam marrë delegacionin e Kosovës se nuk e linin të hynte brenda dhe kemi mbajtur një konferencë për shtyp, sa nuk kam pasur as kohë të merrem me teknikalitete”, tregon kreu i PDIU-së.

Ndërkaq, në linqet e mediave kosovare të asaj kohe gjendet edhe fjalimi i Idrizit në Asamble, ku ai akuzon Rusinë si autoren e të gjithë kësaj maskarade me Kosovën.

- Advertisement -

“Ky raport është plot të pavërteta dhe në të shihet se kriminelët janë bërë baraz me viktimat. Millosheviçi i ka përdorur këto fabrika për të fabrikuar këto të pavërteta dhe për të barazuar kriminelët me viktimat. Prej vitit 1999 Kosova është shteti më i monitoruar nga UNMIK dhe EULEX dhe nëse këto krime janë bërë duhet të ishin zbuluar. Të bëhen hetimet dhe të bëhen provat publike”, deklaroi Idrizi për Gazeta “Shqip”.

Idrizi u bë i njohur disa vite më parë, pasi së bashku me deputetin tjetër Dashamir Tahiri prezantuan në Kuvendin e Shqipërisë rezolutën ku kërkoheshin dëmshpërblime me vlerë deri në 10 miliardë euro ndaj Greqisë për krimet dhe spastrimin etnik që kishin bërë ndaj çamëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit