1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputeti ukrainas ‘krah Kosovës’: Gatishmëria ushtarake e Serbisë pas vendimit për targa ma kujton Rusinë

Rekomandime

Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko, i cili ditë më parë ishte për vizitë në Kosovë, ka reaguar pasi Serbia ka kërcënuar sërish Kosovën, duke e vënë në gatishmëri të lartë ushtrinë e saj.

Goncharenko ka shkruar se Beogradi vendimin për targat e veturave e ktheu në një temë ushtarake dhe kjo mënyrë ia kujton fqinjin e tyre, duke aluduar në Rusinë.

- Advertisement -

“Për shkak të hyrjes në fuqi të masave të reja të riregjistrimit të veturave në Kosovë. Beogradi menjëherë fillon të kthejë gjithçka në një temë ushtarake. Të kujton shumë një nga fqinjët tanë, a nuk mendoni edhe ju kështu?”, shkroi Goncharengo në Twitter.

Kujtojmë se sot ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë. Ai tha se urdhër për këtë ka dhënë presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit