-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputeti zviceran i reagon Thaçit pas deklaratës ndaj VV-së

Rekomandime

Deputeti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Cedric Wermuth, përmes një postimi në Twitter, ka kritikuar deklaratën e fundit të presidentit Hashim Thaçi që e quajti Lëvizjen Vetëvendosje organizatë kriminale.

- Advertisement -

Duke mohuar se e ka sjellë në Kosovë deputetin Behgjet Pacolli, Thaçi iu drejtua kryeministrit në detyrë Albin Kurti e ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla se ai është në shtëpinë e tij.

“Ja ku jemi. Evropa duhet të reagojë menjëherë. Rreziku i një regjimi autoritar në kufirin tonë është i jashtëzakonshëm. Hapi i parë: Kriminalizoni të gjithë ata që s’mund t’i mposhtni në rrugë të hapura, fer e demokratike”, ka shkruar ai në Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur Vetëvendosjen ndërmarrje kriminale.

- Advertisement -

Këto deklarata të kreut të shtetit vijnë pasi ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nëse Thaçi ka pasur me vete në veturë Pacollin, atëherë edhe presidenti do të futet në karantinë apo vetëizolim.

“Që prej çlirimit të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kamë hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveçlës si kompani kriminale unë jam në shtëpi. Të mos krijojnë marrëzira, e të mos kërcënojnë deputetët, as Pacollin”.

- Advertisement -

“Lokacioni imë është në shtëpi, për Sveçlën edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre kriminale”.

“Le ti ndalin këto shpifje me gjithë këtë grup kriminal qe e kane kapur Qeverinë. Lokacioni im është në shtëpi, nëse do me ardhë Sveçla me kçyr ku jam le ta merr edhe Albin Kurtin me veti”, tha Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit