1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputetja Duda Balje: Frika e Serbisë për “Shqipërinë e Madhe” është e vërtetë

Rekomandime

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje beson se frika e Serbisë për “Shqipërinë e Madhe” është frik e vërtet.

- Advertisement -

Balje nuk beson që Albin Kurti do të ndryshoj mendje në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Problemi që Kosova ka me Serbinë është shumëvjeçar dhe do të përfundojë në njohjen reciproke. Përpjekjet për të negociuar deri më tani nuk kanë qenë të suksesshme, por Kurti ka një pozicion të veçantë për këtë çështje. Ai beson se nuk është një përparësi për vendin tonë të rifillojë negociatat menjëherë. Ne do të shohim në periudhën e ardhshme zhvillimin e situatës, planet dhe presionet e Evropës dhe Amerikës. Nuk mendoj se ai e ndryshoi mendjen për këtë. Shkëmbimi i territorit vështirë se mund të jetë një mundësi”, thotë Balje.

Tutje, Balje ka folur edhe për pozicionin e komunitetit boshnjakë në Kosovë.

- Advertisement -

“Boshnjakët e Kosovës ndajnë fatin e të gjithë kosovarëve, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ata kanë problemet e tyre specifike. Ne jemi pjesë e shtetit tonë, shumë të rëndësishëm, jemi prezent politikisht si në nivelin lokal ashtu edhe në atë shtetëror, kemi arsim në gjuhën tonë, ligje të mira, por edhe probleme me zbatimin e tyre. Nga ku jemi, ne po luftojmë për përparësitë çdo ditë”, thotë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë herët apo vonë.

- Advertisement -

“Njohja do të ndodhë herët a vonë. Një mundësi tjetër, realisht, nuk ekziston. Me ose pa [Presidentin Serb Aleksander] Vuçiq, Kosova është një shtet i pavarur dhe është një proces që askush nuk mund ta kthejë”, ka thënë ajo.

Balje ka shtuar gjithashtu se frika e Serbisë në lidhje me formimin e “Shqipërisë së Madhe” është frikë e vërtetë.

“Është një frikë e vërtetë. Është një ide që ekziston prej vitesh. Ajo është përcaktuar si radikale, por tani po vjen në jetë gjithnjë e më shumë me Kurtin”, thotë Balje në një intervistë për “Balkans Al Jazeera”.

Në fund, Balje ka folur për marrëdhëniet aktuale midis Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Deputetja boshnjake ka thënë se mardhëniet mes dy shteteve nuk ekzistojnë, për shkak të regjimit të vizave, problemeve dhe mungesës së interesit.

“Marrëdhëniet, praktikisht, nuk ekzistojnë, për shkak të regjimit të vizave, problemeve, mungesës së interesit … Për ne, boshnjakët e Kosovës, është shumë e dhimbshme. Unë u përpoqa të ndryshoja gjërat në ditët e fundit para zgjedhjeve, por pa sukses. Unë i dërgova një letër zyrtare Bosnjë dhe Hercegovinës për të hapur një zyrë ndërlidhëse, siç kemi në Beograd dhe Greqi, e cila gjithashtu nuk e njohu Kosovën si një shtet të pavarur, por pa sukses. Z. [Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës Milorad] Dodik refuzoi në stilin e tij. Mendoj se ai e keqkuptoi kërkesën time, sepse unë nuk i kërkova Bosnjë dhe Hercegovinës të njohë një Kosovë të pavarur, por të lehtësojë problemet e përditshme të njerëzve. Por unë do të vazhdoj të luftoj për të”, ka përfunduar Balje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit