0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deputetja e AAK’së i la në karrige Kurtit një foto të Astrit Deharit

Rekomandime

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në Kuvend të Kosovës ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurti fotografinë e aktivistit të ndjerë të LV-së, Astrit Deharin, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kadrijaj ka thënë se Albin Kurti është nënshtruar para Serbisë, e po i ndihmon Aleksandër Vuçiqit me vendimin për taksën, që t’i fitojë zgjedhjet.

“Turp për ty që ju nënshtrove Serbisë dhe presioneve kaq lehtë, çka do të ndodhë me marrëveshjen finale, nëse të kërkojnë ndonjë koncesion, sigurisht do të nënshkruash se t’i nuk kishe parime e as moral, ti me taksën po ja mundëson Vuçiqit që t’i fitojë zgjedhjet, ai do të krekoset se si e gjunjëzoi Kosovën për taksën, dhe këtë po ja mundëson t’i zoti Kurti dhe partia jote revolucionare. Ti po e rrezikon finalen. Cilat kompromise tjera do t’i bësh, ato që po i thotë Vuçiqi, apo s’do e respektosh as Kushtetutën. Ne po frikësohemi se pa taksën do të jemi në pozitë të pafavorshme në raport me Serbinë, kur t’i vije koha për kontratën përfundimtare”, tha deputetja.

Kadrijaj ka kërkuar nga pozita të shpjegojnë nëse janë për heqje të taksës apo për reciprocitet, derisa i ka vendosur kryeminsitrit Kurti në ulëse një fotografi të aktivistit të ndjerë të LV-së, Astrit Deharit.

- Advertisement -


“A ju vjen keq prej aktivistëve dhe të burgosurve të juaj, unë sot këtu e kam një fotografi, dhe më vjen keq se është një familje që ka dhënë shumë, shikoni vetëvendosje, dhe unë këtë kopje të aktivistit të juaj tash të ndjerë do e lë në ulësen e kryeministrit, le te sheh si i ka mashtruar aktivistët, duhet me ju ardh marre duhet me ju ardh turp”, ka thënë Kadrijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit