1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputetja e PDK – së dhe bashkëshorti i saj infektohen me koronavirus

Rekomandime

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Deliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është vetëizoluar dhe do t’u nënshtrohet këshilltave mjekësore.

- Advertisement -

U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anetarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë.”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje.

- Advertisement -

U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anetarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë.

Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën.

Blerta Deliu dhe bashkëshorti i saj
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit