-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputetja e PDK-së: Politika e vezëve po largon njerëz nga puna për të kapur institucionet

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Besa Ismajli ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë në krye me Albin Kurtin.

- Advertisement -

Ismajli ka thënë se largimi masiv i njerëzve nga puna pa kurrfarë plani apo studimi paraprak po bëhet që në vend të tyre të vendosen njerëzit partiakë, shkruan Reporteri.net.

Ismajli ka komentuar edhe sulmet e sotme me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, duke thënë se kjo politikë vezësh, që tashmë po e interpretojnë si mjet që nuk e ndalë punën e tyre, e dikur si një akt demokratik, përveç diferencimeve sa i përket reciprocitetit ndërmjet partnerëve, do të thellohet edhe në kapjen e bordeve dhe institucioneve.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

A kanë paraparë ndonjë plan apo studim se çfarë prodhon largimi masiv i njerzëve nga puna, që në mungesë të tij, kjo kuptohet si ushtrim kontrolli, deri në premtimet boshe për njërëz jo partiakë në borde dhe institucione të tjera, kur do t’i zëvendësojnë me njerëz të tyre?

Kjo politikë vezësh, që tashmë po e interpretojnë si mjet që nuk e ndalë punën e tyre, e dikur si një akt demokratik, përveç diferencimeve sa i përket reciprocitetit ndërmjet partnerëve, do të thellohet edhe në kapjen e bordeve dhe institucioneve.

- Advertisement -

Deri atëherë, shkarkimin ta përdorin si agjendë, kënaqësie, kur do të vie zhgënjimi me emërimet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit