5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Deputetja e PDK’së: Diaspora e braktisi Kurtin, s’po tregon sa para janë grumbulluar

Rekomandime

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, po thotë se diaspora shqiptare e ka braktisur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, pasi ky i fundit u kërkoi para për të luftuar situatën me pandeminë COVID-19.

- Advertisement -

Deliu përmes një reagimi ka thënë se Kurti nuk e ka bërë fare transparent të gjithë procesin e dërgimit të parave drejt Kosovës dhe së dyti thotë se dështoi edhe me shumën e mjeteve që u grumbulluan. Sipas saj një situatë e tillë është tregues se Kurtin është braktisur nga diaspora.

“Në fillim të prillit qeveria e shkarkuar e Kurtit bëri thirrje për donacione nga diaspora për të luftuar koronavirusin. Ky projekti i donacioneve të Kurtit bën pjesë në 100 dështimet e tij gjatë 100 ditëshit si kryeministër për arsye të dyfishtë. Së pari sepse dështoi të bëj transparente procesin dhe së dyti dështoi me sasinë gjë që tregon se ai u braktis nga diaspora”, ka thënë Deliu, raporton Express.

Ajo tutje ka thënë se edhe shtetet fqinje kanë kërkuar fonde njëjtë sikurse Kosova, por thotë se janë shumë më transparente dhe se të gjitha informacionet i kanë vendosur në dispozicion të publikut.

- Advertisement -

Deliu thotë se nuk po e bën të njëjtën gjë Kurti, i cili në fillim kishte njoftuar se janë grumbulluar afër 700 mijë euro.

“Fonde për donacione për pandeminë kanë organizuar edhe vende të tjera fqinje si Bosnje Hercegovina, Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Mirëpo ndryshe nga Kosova, që është duke funksionuar krejtësisht në errësirë të plotë, të gjitha këto shtete kanë vënë në dispozicion të publikut raporte me informacione të hollësishme për donatorët dhe fondet e dhuruara. Ndërsa ky informacion nuk bëhet aspak publik nga qeveria e shkarkuar e Kurtit, por thjesht në fillim të majit u bë një njoftim se janë mbledhur rreth 700 mijë euro donacione nga diaspora në llogarinë COVID-19 të cilat do të përdoren për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë. Kaq pak informacion është fyes për diasporën që ka dhuruar për humanizëm”, ka shkruar tutje ajo.

- Advertisement -

Në fund, Blerta Deliu thotë se shuma e parave të dërguara nga diaspora tregon se ata nuk i besojnë më Kurtit sikur më përpara. Sipas saj, mbyllja e ministrisë së Diasporës ka ndikuar në zbehjen e përkrahjes për Kurtin. Sipas saj, Mali i Zi me popullatë shumë më të vogël se Kosova ka arritur të grumbullojë rreth 7 milionë euro.

“Së dyti, 700 mijë euro janë shumë pak gjë që dëshmon se diaspora nuk i beson Kurtit për këtë çështje. Dikur e ka mbështetur shumë Kurtin mirëpo sjellja e Kurtit me mbylljen e ministrisë së diasporës dhe dështimet e përditshme gjatë 100 ditëve të qeverisë, me sa duket e kanë zbehur këtë përkrahje që ka pasur. Për ta kuptuar se sa pak para janë këto krahasuar me potencialin që ka diaspora jonë mjafton ta krahasojmë me Malin e Zi. Fondi i donacioneve të mbledhura prej diasporës së këtij shteti që ka 1/3 e popullsisë së Kosovës është aktualisht 6.820.091 euro ose pothuaj dhjetëfishi i Kosovës”, ka përfunduar Blerta Deliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit