1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deputetja e VV-së: Nuk pati pazare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

Rekomandime

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se kanë filluar të kryhen punë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës duke e përmendur formimin e disa komisioneve parlamentare.

- Advertisement -

Kryeziu ka deklaruar se deputetët e legjislaturës së tetë kanë për të bërë më shumë punë se sa legjislaturat e kaluara.

“Disa komisione parlamentare janë formuar këtë jave, pjesa tjetër ka mbetur javën e ardhshme. Në momentin kur konstituohen, fillon edhe puna konkrete që ndërlidhet me komisionet përkatëse brenda Kuvendit të Kosovës, do t’i rikthehemi edhe punës me anë të seancave”.

“Legjislatura e kaluar ka pasë pak punë me çështjen e ligjeve, kjo nuk ka qenë faji i Kuvendit, por faji ishte tek Qeveria ilegale. Jo shumë ligje kaluan brenda komisioneve parlamentare, si rrjedhojë nuk kanë arritur të kalojnë as edhe në Kuvend. Tani, na pret një punë shumë e madhe e të gjithë deputetëve të të gjitha partive, sepse fundja të gjithë si përfaqësues të popullit kemi për obligim të punojmë qoftë nisma dhe qoftë ligje që ia lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarit”.

- Advertisement -

Kryeziu ka theksuar se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente pa pasë nevojë për votat e Listës Serbe si dhe i ka mohuar akuzat e partive të opozitës që thonë se kishte pazare politike gjatë seancës së 4 prillit.

“Kemi një Qeveri që u zgjodh pa pasë nevojë për votat e Listës Serbe, kemi një presidente që u zgjodh pa pasë nevojë për votat e Listës Serbe. Ata që janë duke aluduar se presidentja u zgjodh me pazare, këtë po e thonë ata që janë mësuar të marrin deputet me pazare. Ne deri sot nuk kemi parë që dikujt i është ndarë diçka apo që dikujt i është ndarë ndonjë terminal, ose që dikush ka dërguar ndonjë motër apo vëlla në ndonjërën prej ambasadave tona jashtë vendit. Kështu që, deri tani nuk kemi parë që kemi pasë të bëjmë me pazare, thjesht kemi parë që deputet të partive të tjera kanë vendosur t’i bashkohen vullnetit të qytetarëve që ta votojnë presidenten”.

- Advertisement -

“Edhe LDK-ja, edhe PDK-ja , edhe dhe AAK-ja do të thonë se kishte pazare, kjo pasi janë mësuar të punojnë vet ashtu, ata në vazhdimësi kanë mbijetuar duke ofruar qoftë shuma të majme të parave, qoftë favore të tjera dhe prandaj godasin në të njëjtën mënyrë edhe tek ne. Thjesht ka pasë deputetë me të cilët është folur dhe biseduar, të cilët janë dakorduar t’i bashkohen vullnetit të qytetarit”.

Deputetja nga VV-ja ka folur edhe për deklaratat e Ramush Haradinajt, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili kishte thënë se LVV-ja iu kishe bërë oferta deputetëve të partive tjera për votimin e Vjosa Osmanit si presidente, raporton Klan Kosova.

Ajo ka pohuar se Haradinaj kishte bërë presion ndaj Haxhi Avdylit për votimin e formimit të ish Qeverisë Hoti.

“Kreu i AAK-së është i njëjti person, që diku rreth orës 01:00 të natës, i ka hyrë në shtëpi njërit prej ish deputetëve të Kuvendit, që e ka bërë të votojë ndryshe prej asaj që ai ka dashtë të veprojë. Ne e pamë që atij deputeti ju ndanë disa favore pas votës së tij që kishte dhënë në Kuvend dhe ishte vota e 61-të. Ne kemi pasë vota shumë më shumë se sa pragu, dhe nuk kemi qenë të varur prej asnjërës së këtyre votave që janë duke u aluduar se janë të pazareve. Kemi arritur ta zgjedhim presidenten pa mbetur tek vota e fundit, kemi pasë 10 vota më shumë se sa që duhen vetëm për kalimin e saj”, ka thënë Kryeziu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit