-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Deputetja shqiptare në Kroaci kërkon nga televizioni kroat t’i kërkojë falje Kosovës për skandalin me flamur

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, teksa në Kosovë po votohej për deputetët e Kuvendit, televizioni publik kroat, HRT, ka bërë një gafë, duke e ilustruar lajmin për zgjedhjet në Kosovë me flamurin e Serbisë.Përderisa moderatorja po e lexonte lajmin:

“Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, për herë të pestë në 12 vitet e fundit”, në prapaskenë në ekran shfaqej flamuri i Serbisë.Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kroacisë, Ermina Lekaj – Përlaskaj, e cila përfaqëson komunitetin shqiptar dhe 4 komunitete të tjera në Parlamentin kroat.

Këtë veprim të HRT-së, Ermina Lekaj-Përlaskaj e ka quajtur “skandaloz”.Gjatë ditës së sotme, ajo ka njoftuar se bashkë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin, kanë vizituar zyrat qendrore të Radio Televizionit Publik, HRT, dhe ka takuar drejtorin e përgjithshëm Kazmir Baçiç, si dhe redaktorët përgjegjës të këtij televizioni.

- Advertisement -

Lekaj-Përlaskaj ka treguar se nga drejtuesit e HRT-së kanë kërkuar të kërkojnë falje publike për gabimin e bërë dhe se ata kanë premtuar një gjë të tillë.“Gjithashtu kërkuam që të fillojnë procedurat disiplinore ndaj tre punëtorëve që “pa dashje” bënë këtë lëshim”, thuhet në reagimin e saj në profilin e saj në Facebook.

Për më tepër, ajo ka njoftuar se HRT në programin e radhës informativ për t’u njoftuar më shumë për rrethanat politike në Kosovë do të ftojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapollin dhe vetë atë.“Gjithashtu i kemi kërkuar televizionit publik të Kroacisë që si burim të informacionit të drejtpërdrejt lidhur me situatën në Kosovë ta ketë Radio Televizionin publik të Kosovës, RTK. HRT dhe RTK kanë një marrëveshje bashkëpunimi, por ky bashkëpunim nuk është zbatuar në praktikë sa duhet, edhe kjo është arsyeja pse ekzistojnë lëshime të tilla”, thuhet në njoftimin e deputetes shqiptare në Kuvendin e Kroacisë.Për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit