1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Der Standard: Mbi 400 vikt ima të katërshes së UÇK-së

Rekomandime

Gazeta austriake “Der Standard” ka raportuar për gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, duke e cilësuar këtë proces si të ndërlikuar. Sipas kësaj gazete, dëshmitarët në këtë rast janë frikësuar dhe dokumentet janë zbuluar.

Adelheid Wölfl, “Der Standard

- Advertisement -

Një epokoë e re ka filluar për Kosovën, shtetin më të ri në Evropë. Tash, burrat që dyshohet se kanë kryer kr.ime gjatë Iuftës së vitit 1999 në Kosovë do të mbahen përgjegjës. Shumë prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ndërtuar karrierë politike gjatë 20 vjetëve të fundit. Ata gjithashtu i kanë dhënë formë imazhit të vendit. Atyre u janë ndërtuar monumente dhe janë çmuar si herojnë për pjesëmarrjen në UÇK.

Heroizmi i mbrojtësve u vu në pah, raporti mizor me armiqtë e brendshëm – sidomos pas Iuftës – ose me ata shqiptarë që nuk dëshiruan të bashkëpunojnë me UÇK-në, dhe me pjesëtarët e pakicave, si serbët dhe romët, do të fshiheshin nën tepik, shkruan Der Standard, transmeton Gazeta Express.

Torturë dhe vr,asje

- Advertisement -

Por vite pas pritjes – Gjykata Speciale e Kosovës për Kr,ime të Iuftës u themelua më 2016 – gjykimi i disa ish-komandantëve udhëheqës të UÇK-së tash ka filluar. Të akuzuar janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nga Nisma. Ata akuzohen për arrestim, torturim, vr,asje dhe përndjekje ilegale nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999. Në aktakuzë përmendet një “ndërmarrje e përbashkët kr.iminale”, të cilës thuhet se i përkisnin këta persona.

Shumica e kr.imeve ndodhën në kampet e burgjeve të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri. Viktimat dhe të afërmit e viktimave tani gjithashtu duhet të dëshmojnë në gjykatë. Thuhet se gjithsej janë 416 persona që kanë qenë viktima të kr.imeve të katër të të pandehurve. Është veçanërisht e rëndësishme për të afërmit që kr/imet të identifikohen si të tilla. Kjo ishte prioritet për shumicën e njerëzve në Tribunalin për Jugosllavinë. Tani viktimat gjithashtu duhet të marrin konfirmime zyrtare – gjë që nuk kishte ndodhur në Tribunalin për Jugosllavinë. Kërkesat për pagesë kompensimi mund të dorëzohen pastaj.

- Advertisement -

Fushatë kundër gjykatës

Gjykata Speciale tashmë kishte njoftuar për akuzat kundër Thaçit në qershor para se ato të konfirmoheshin, sepse Thaçi gjithmonë ishte përpjekur që t’i shmangej gjykatës. “Z.Thaçi dhe z.Veseli besohet se kanë kryer fushatë sekrete për ta shfuqizuar ligjin për krijimin e gjykatës dhe për ta penguar punën e gjykatës për t’u siguruar se ata nuk do të sillen para drejtësisë”, thuhet në një deklaratë të gjykatës. Akuzat tashmë janë konfirmuar dhe të pandehurit janë marrë në pyetje.

Por edhe tash, prokurori në Hagë kapublikuar dokumente që tregojnë se Thaçi është përpjekur të ndikojë te dëshmitarët e mundshëm. Ish-komandantët ende mund të ushtrojnë shumë trysni dhe t’i frikësojnë njerëzit, sepse është një lloj solidariteti në Kosovë kur bëhet fjalë për Iuftën. Shumë kanë frikë për pasoja për veten dhe familjet e tyre, nëse dëshmojnë. Sipas dokumenteve, Thaçi dyshohet gjithashtu se është përpjekur të ndikojë te dëshmitarët e mundshëm përmes ofrimit të ryshfetit dhe ofrimit të beneficioneve. Thuhet se këtyre personave u janë ofruar edhe poste.

Dëshmitarët frikësohen nga presioni i publikimit

Ish-komandantët thuhet se gjithashtu kanë angazhuar anëtarë të ish-shërbimit sekret të Kosovës, SHIK, për t’i frikësuar dëshmitarët.

Njerëzit që kanë punuar për Rexhep Selimin thuhet se madje janë përpjekur të vr,asin një dëshmitar. Selimi është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Disa dëshmitarë tashmë janë nxjerrë nga vendi për shkak se vlerësohet që janë të rrezikuar.

Frikësimi i dëshmitarëve ka luajtur rol në procedurat e mëhershme kundër komandantëve të UÇK-së. Por tash dokumentet nga Gjykata Speciale gjithashtu janë zbuluar te ish-anëtarët e UÇK-së dhe dëshmitarët frikësohen se UÇK-ja tani mund t’i publikojë emrat e tyre. Dy persona nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së janë arrestuar për shkak të zbulimit të dokumenteve.

Procedurat kundër ish-komandantëve po zhvillohen në kohën kur këta politikanë janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë përkrahje nga popullata, e cila nuk ka të bëjë asgjë me Iuftëtarët e vjetër, por kryesisht dëshiron Iuftim të korrupsionit. Këtu përfshihen kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dhe ish-kryeministri Albin Kurti nga Vetëvendosja, i cili mund t’i fitojë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Atëherë, Kurti do të mund të kthehej në pushtet. Në cilindo rast, çështjet ndryshe prej të kaluarës së Iuftës mund të dalin në pah.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit