1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dërgohen 1 muaj në paraburgim dy vëllezër nga Prizreni që u rrahën për 50 euro

Rekomandime

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurve me iniciale F.S. (1) dhe F.S. (2) nga Prizreni. I pari dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, si dhe i pandehuri me iniciale F.S.(2) ka kryer veprën penale “sulm”, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 12.7.2020. nga ora 17:00 dhe do të zgjasë gjer më datën 11.8.2020.

I pandehurit me iniciale F.S. (1) dyshohet se pasditën e 12 korrikut, rreth orës 16:00 në Prizren, i ka shkaktuar lëndime dhe dëmtime shëndetësore vëllait të tij me iniciale F.S. (2), pasi kishte dyshuar se ai ia ka marrë 50 euro.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datë 12.7.2020, rreth orës 16:00, në Prizren, i shkakton lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin vëllait të tij me iniciale F.S., (2) në atë mënyrë që derisa i pandehuri me iniciale F.S., (1) ishte në shtëpi, në dhomën e tij të ndejës kishte lënë 450.00 euro dhe kisht dalë nga shtëpia. Me t’u kthyer ka vërejtur se nga kjo shumë mungonin 50.00 euro, për të cilat para kishte shkuar dhe e kishte pyetur vëllain e tij me iniciale F.S., (2) se mos i kishte marrë paratë, në atë moment kishte filluar konflikti verbaë mes tyre dhe pastaj e godet, me ç‘rast i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

- Advertisement -

Po ashtu, në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se si pasojë e rrethanave të krijuara, F.S., (2) me dashje përdor forcën ndaj F.S., (1) në momentin kur ky i fundit e pyet se mos i kishte marrë paratë, duke filluar të bërtas, sharë e ofenduar me fjalë, e më pas e ka grushtuar në pjesën e fytyrës, por nuk i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit