2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

‘Dërgojeni vendodhjen’: Ky është berberi kosovar që vjen në shtëpi t’iu heqë flokët

Rekomandime

Një berber nga Prishtina ka bërë bujë në mediat e huaja, për prerjen e flokëve të klientëve të tij duke shkuar në çdo shtëpi derisa kriza e koronavirusit ka kapluar vendin, kështu duke e bërë më të ëvshtirë që ky shërbim të kryhet në vendin përkatës.

- Advertisement -

E Për Driton Kamerin , një artikull është publikuar AFP, agjensia francize e lajmeve, duke treguar se si ky viziton shtëpitë e klientëve për të prerë flokët e tyre.

“Njerëzit janë në nevojë”, tha Driton Kameri, një 33-vjeçar pasi ishte përgatitur për një nga vizitat e tij në shtëpi.

“Ju mund të mbyllni floktarët por nuk mund të urdhëroni që flokët të mos rriten.  Ato duhen të prehen rregullisht’’, shtoi ai.

- Advertisement -

Si shumica e bizneseve të tjera në Prishtinë, salloni i flokëve të Kamerit u mbyll nën masa për të ndaluar përhapjen e virusit në Kosovë, ku 7 persona janë infektuar dhe më shumë se 200 infeksione janë regjistruar, thuhet në artikull.

Madje gazeta citon edhe Instituin e Shëndetit Publik, duke thënë se ‘’virusi nuk ka këmbë. Mos I jepni atij këmbë për të ardhur tek ju.’’

- Advertisement -

Sidoqoftë, Kameri ka vendosur të shpëtojë klientët e tij nga përpjekjet për të prerë flokët në kushte  shtëpie.

“Unë nuk jam duke shkuar kudo pa dezinfektues, maskë, dhe doreza. Para se të marr gërshërë dhe krehër në dorë, unë i dezinfektoj klientët e mi plotësisht nga koka tek këmbët,” i tha ai AFP.

Me më shumë se 40,000 ndjekës në Instagram, Kameri, i njohur për klientët si Toni, është shumë I njohur në rrjetet sociale dhe poston rregullisht foto nga puna e tij.

Hashtag-i i tij i ri është “Vetëm dërgoni vendndodhjen”.

Prerja kushton rreth 5 euro e 50 cent, megjithëse pensionistët dhe ata që nuk kanë kushte të mira u ofrohet falas.

Ky lloj solidariteti me të varfërit është bërë i zakonshëm në Prishtinë gjatë trazirave të virusit, me një furrë buke gjithashtu njofton se “klientëve që nuk kanë mundësi të paguajnë për bukë do t’i jepen falas”.

Një zyrtar vendor i shëndetësisë tha se ai nuk mund të kushtëzojë modelin e ri të biznesit të Kamerit duke pasur parasysh se “një urdhër qëndrimi në shtëpi është në fuqi”.

Por berberi këmbëngul se vizitat e tij janë gjithashtu një mënyrë për të lehtësuar një kohë ndryshe të zymtë dhe ndjekësit e tij në internet kanë mirëpritur përpjekjen.

“Unë e bëj atë për njerëzit që nuk guxojnë të largohen nga shtëpia, por edhe për argëtim”, tha Kameri.

“Ne duhet të pushojmë pak në këtë situatë dëshpëruese.”

Samiri, 27 vjeç, ishte një nga klientët e Dritonit.

“Më pëlqen ideja,” tha ai. “Për sa kohë që kjo situatë me virusin në vendin tonë dhe në botë vazhdon, pse jo?”/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit