1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deri kur do të “fluturojë” çmimi i naftës në Kosovë, ky është trendi aktual

Rekomandime

Kosovarët do të vazhdojnë të përballen me rritje e ulje të çmimeve të derivateve.

Sipas Shoqatës së Naftëtarëve, stabilizim të çmimeve do të ketë tek pas përfundimit të Iuftës. Por, si pritet të lëvizin çmimet gjatë javëve në vijim?

- Advertisement -

Drejtuesit e automjeteve në vend s’janë asnjëherë të sigurt se sa do t’ju bie të paguajnë për furnizim me derivate, shkaku i lëvizjes së shpesht të çmimeve.

Me një situatë të tillë duket se ata do të vazhdojnë të përballen edhe gjatë ditëve në vijim.

Në Shoqatën e Naftëtarëve thonë se krejt po bëhet shkaku i Iuftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Situata mund të ndryshojë vetëm nëse përfundon Iufta. Sipas tyre, tek atëherë, thonë se mund të ketë stabilizim të çmimeve.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, i ka thënë Gazetës Express se trendi i çmimeve është në ulje, por ende s’ka diçka të sigurt.

- Advertisement -

Sipas tij, mund të ndodh që të ketë rritje sërish të çmimit, shkaku i Iuftës.

Ai ka folur edhe për çmimet aktuale të naftës dhe benzinës.

“Ka shumë lëvizje të mëdha në berzë. Sot çmimet sillen 1.58 centë dizelli dhe benzina 1 euro e 38 centë. Sa i përket çmimeve të derivateve, trendi është në ulje, po asgjë nuk ka të sigurt. P.sh, sot kem rritje, nesër po ndodhë zbritja dhe asgjë s’mund të themi për ditët në vijim çfarë çmime do të kemi. Stabilizim të tregut të naftës do të kemi me përfundim të Iuftës”, ka deklaruar Berjani për Gazetën Express.

Shteti prej të cilit Kosova importon më së shumti karburante

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vendet e tjera.

Sipas një infografike të publikuar në REL, Kosova importon më së shumti naftë nga Arabia Saudite. Për dy javë gjatë muajit mars, Kosova ka blerë nga ky shtet gati 20 milionë litra derivate.

Shtete tjera prej të cilave vendi e importon naftën janë Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia, Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në tri shtete një litër naftë s’kushton as një cent

Bazuar në çmimet mesatare të naftës të publikuara nga GlobalPetrolPrices.com, të përditësuar për herë të fundit më 4 prill 2022, në tri shtete të botës një litër naftë nuk kushton as një cent.

Kosova nuk është përfshirë në listë.

Çmimi mesatar i naftës në mbarë botën vlerësohet të jetë rreth një euro për litër.

Ka dallime të konsiderueshme në çmimet e naftës midis vendeve.

Natyrisht, në vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë, çmimet janë shumë të ulëta.

Në Iran, një litër naftë kushton mesatarisht 0.010 cent; në Venezuelë 0.025 cent, ndërsa në Libi 0.032 cent.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit