-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Deshi t’i shmangej izolimit: Futet në karantinë gruaja që hyri ilegalisht në Kosovë

Rekomandime

Gruaja e cila arriti të hyjë në mënyrë ilegale në Kosovë për të iu shmangur kontrollit mjekësor në kufi apo karantinimit të detyruar, tashmë është dërguar në karantinë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se më datë 3 prill, një grua e dyshuar ka hyrë ilegalisht në vend për të iu shmangur karantinimit të detyruar për 14 ditë apo dy javor.

Në një përgjigje për Gazetën Metro, Policia ka njoftuar se pas qëndrimit në shtëpi për një kohë të caktuar ashtu siç ishte raportuar, e njëjta është marrë nga njësiti i Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës dhe është dërguar në karantinë.

“Rr. Donikë Kastrioti, Prishtinë 03.04.2020 – 13:00. Është informuar se një e dyshuar femër kosovare dyshohet se ka hy në mënyrë ilegale në vend për t’iu shmangur kontrollit mjekësor në kufi (karantinimit të detyruar). E njëjta është në shtëpi dhe pritet të merret nga njësiti i QKUK-se për ta dërguar në karantinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve”.

- Advertisement -

“E njëjta është dërguar në karantinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit