4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Dëshmitarët e Speciales”, Haziri me akuza shokuese për Thaçin

Rekomandime

“Fenomeni i shtantazhimit, blerjes, kërcënimeve edhe vrasjeve të dëshmitarëve, nuk është diçka që mund ti atribuohet vetëm Thaçi, pasi raste të tilla të kërcënimeve, blerjeve, shantazhimit, vrasjeve, vdekjeve të dyshimta kemi pasur edhe në rastet gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, Fatmir Limës, Rrustem Mustafa,-Komandant Remit, Sami Lushtakut, Sylejman Selmit, e te tjerëve, dhe atyre dëshmitarëve në procesin e nisur nga Gjykata Speciale”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri ka reaguar ndaj deklaratës së ditëve të fundit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit, i cili e akuzoi Hashim Thaçin si njeri i shantazheve, që si i tillë e ka filluar karrierën në politike dhe po vazhdon akoma, edhe tani kur emri i tij po apostrofohet si i akuzuar i mundshëm nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Haziri madje thotë se i të njëjtit rang me Thaçin është edhe vetë Rexhep Selimi, prandaj ndodhin akuza të tilla që të përdoren si mjet i mbrojtjes.

Nexhat Haziri

“Nuk është diçka e panjohur apo e zbuluar e re nga Rexhep Selimi për presidentin aktual Hashim Thaçi, për metodat e funksionimit të tij në politikë, dhe jo vetëm.

E gjithë karriera politike e Thaçit është e ndërtuar mbi metodat perfide, të kërcënimit, shantazhit, blerjes por edhe dyshimeve të tjera siç janë ato të vrasjeve, qoftë gjatë luftës apo edhe pas luftës.

- Advertisement -

Po në këtë grup të të ashtuquajturve të fortëve të politikës që vijnë nga I ashtuquajturi “krahu i luftës”, Hashim Thaçi mund të jetë kryesori, por njëri ndër ta është edhe vet Rexhep Selimi, karriera politike dhe e pasurisë e së cilit po ashtu është ndërtuar mbi këto metoda, kuptohet jo aq e bujshme sa edhe e Thaçi”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Hazirit, vet Selimi ka kontribuar në rrugën drejtë pushtetit absolut të Thaçit.

- Advertisement -

Unë do të përkujtoja një profilizimi që i bëhet Selimi në raportet sekrete të NATO-s, për të cilin thuhet se Rexhep Selimi me anë të forcës dhe dhunës i ka hapur rrugë pushtetit të Hashim Thaçit. Pra në këtë grup të këtyre njerëzve që kanë funksionuar dhe kanë notuar në politikë përmes metodave kriminale, përpos Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, janë edhe të tjerët eksponentë të UÇK-së, si Azem Syla, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Elmi Reqica,e të tjerë”, shton analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sa i përket asaj se a është i frikësuar Thaçi nga e kaluar e tij, Haziri thotë se kjo është një e vërtetë e madhe.

Dhe ai për gjithë këto vite është munduar t’i shtantazhoj dhe t’i blej dëshmitarët që ai i ka parë si rrezik potencial në rastin e ballafaqimit të tij me Gjykatën Special, siç tentoi me familjen e Haki Imerit.

Fenomeni i shtantazhimit, blerjes, kërcënimeve edhe vrasjeve të dëshmitarëve, nuk është diçka që mund t’i atribuohet vetëm Thaçi, pasi raste të tilla të kërcënimeve, blerjeve, shantazhimit, vrasjeve, vdekjeve të dyshimta kemi pasur edhe në rastet gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, Fatmir Limës, Rrustem Mustafa,-Komandant Remit, Sami Lushtakut, Sylejman Selmit, e te tjerëve ,dhe atyre dëshmitarëve në procesin e nisur nga Gjykata Speciale.

Dhe tani çfarëdo akuze këta që i bëjnë njeri tjetrit, e shohë si një luftë brenda llojit, ku se cili nga ta di diçka për njeri-tjetrin dhe këtë e shohin si mundësi që përmes akuzave, dhe dëshmive për njëri-tjetrin për të kaluarën e tyre të errët, ta shpëtojnë lëkurën e tyre”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit