1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dëshmitë e Malcolm Simmons që tronditën opinionin

Rekomandime

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it ka raportuar për supozimet për skandaIet e EULEX-it në Kosovë.

Të angazhuar nga Bashkimi Evropian, me një buxhet prej qindra miliona euro, Misioni i EULEX-it filloj t’i hetojë ato lëndë, që drejtësia kosovare supozohej që nuk po arrinte t’i bënte.

- Advertisement -

Në mesin e tyre ishin edhe KRlMET e Iuftës.

Shumë shpejt ky mision vendosi në bankën e të akzuarve ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Drejtësi kjo që shumë kush aludonte që po vendosej pa bazë juridike e pa prova të mjaftueshme.

- Advertisement -

Mirëpo këto aludime tek 22 vite pas Iuftës, e pas shumë vitesh funksionim nga ky mision po konsiderohen si faktike.

Këtë së paku po e thotë një nga figurat kryesore të këtij misioni ligjvënës në Kosovë.

- Advertisement -

Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka dëshmuar për një sërë rastesh të EULEX-it në komisionin për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, të cilat i ka cilësuar si skandaIe.

Ky ka përmendur edhe rastet si “Kleçka” e “Drenica” si një ndër abzimet më të mëdha të këtij misioni.

Sipas Simmons, në rastin “Drenica” kishte pasur edhe afera sek*uaIe mes gjyqtarëve.

Në rrëfimin e tij ka treguar që ka marr urdhër nga misioni për të dënuar figura të larta politike.

Ish-gjykatësi i EULEX-it nëpërmjet komunikimit virtual me deputetët kosovarë, ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku ka shprehur mosbesimin e tij në organin e drejtësisë, i cili funksionon përbrenda kornizës kushtetuese të Kosovës.

Ky madje pohoi që Dhomat e Specializuara janë themeluar për të dënuar ish-komandantët e UÇK-së.

Pos kësaj, misioni i EULEX-it sipas Simmons u ka dhënë dokumente prokurorëve serbë lidhur me rastet e KRlMEVE të Iuftës.

Raportimi i Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës zgjati rreth tre orë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit