2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Dëshmova në ditëlindjen e nënës”, letrat e Saranda Bogujevcit për gjyshen e saj

Rekomandime

E dashura gjyshe. Po ndjehem çuditshëm sot.

Në vitin 2007, BBC i kishte publikuar letrat që Saranda Bogujevci ia kishte dërguara gjyshes së saj. Në një prej letrave, ajo i tregon gjyshes se si kishte dëshmuar në Hagë, në ditëlindjen e saj.

- Advertisement -

BCC. Botuar: E hënë, 13 gusht 2007 – 15:43

Uniformat e lezetshme të shkollës, ditët e ngrohta të Mançesterit dhe salla e refugjatëve, formojnë impresionet e hershme të shpëtuar nga Kosova. Fragmente këto të shkëputura nga letrat që ajo dërgoi në shtëpi.

Saranda Bogujevci, 22 vjeçare, gëzoi ikjen më të mrekullueshme nga paramilitarët serb, të cilët shpuan trupin e saj me 16 plumba, në mas.akrën që ndodhi në kopshtin e shtëpisë së saj, në një fshat në Podujevë, më 28 Mars të vitit 1999.

- Advertisement -

Gjashtë anëtarë të familjes së saj u vr.anë, përfshirë këtu nënën dhe vëllain e saj.

Saranda la gjakderdhjet prapa saj në Prishtinë dhe u vendos në Mançester, ku u shërua nga plagët që kishte marrë.

- Advertisement -

Por tmerri i vr.asjes së familjes së saj ende e ndjek atë dhe pas disa vitesh kur ajo u kthye prapë në rajon për të dëshmuar kundër vr.asësve.

Më poshtë janë fragmente nga letrat që ajo i shkroi gjyshes së saj, ndërsa po mësohej me ambientin e ri në veri-lindje të Anglisë.

10 Shtator 1999

E dashura gjyshe! Kanë kaluar shumë muaj që kur të kam parë dhe shumë gjëra kanë ndodhur qysh atëherë.

Dua të tregoj se si përfundova këtu, e shtrirë në spitalin e Mançesterit, në Angli. Të katër kushërinjtë ishim të shtruar në spitalin e Prishtinës. Këtu na sollën disa ushtarë, pasi familja jonë u godit.

Jashtë ishte shumë errët – zi si korbi.

Dritat në korridor ishin shumë të zbehta. Brenda ishte shumë qetë. Unë shihja infermieret që endeshin poshtë e lartë nëpër korridor, por nuk shihja asnjë ushtar.

Zakonisht korridori ishte i mbushur me ushtarë të dehur e të plagosur. Ata bënin shumë zhurmë, bërtisnin, qeshnin, këndonin, bile ndonjëherë edhe shtinin me armë. Por këtë natë, asgjë e tillë nuk ndodhte.

Në mëngjes, kur erdhi koha që infermieret t’më zgjonin nga gjumi, asgjë nuk ndodhi. Kështu që unë dhe vajza me të cilën ndaja dhomën e spitalit, u ngritëm të shkojmë në banjo. Ndërsa prisja atë, hodha shikimin nga dritarja dhe pashë shenjat e NATO-s nëpër tanke. Edhe pse isha e lodhur dhe e rraskapitur, vrapova nëpër korridor dhe i tregova kushërirës time, Jehonës. Më bëhej të bërtisja me aq zë sa kisha.

2 shkurt 2000

E dashura gjyshe. Herën e fundit kur të shkrova, isha e shtrirë në spital. Nejse, që atëherë gjërat janë përmirësuar. Ende më duhet të shkoj tek fizioterapeuti tërë kohën, ndonjëherë deri në pesë herë në javë, por të paktën në mbrëmje mund të shkoj në shtëpi.

Para pothuaj tre muajsh, pata një operacion të madh në krah.

Të lutem mos u merakos për plagët e mia, sepse doktorët këtu kujdesen shumë për mua.

Aq shumë, saqë jam kthyer në shkollë. Është kënaqësi të jem së bashku me moshatarët e mi. Plus, unë e vesh uniformën e shkollës që është shumë e lezetshme. Askush nga nxënësit në Kosovë nuk do t’i vishte, por këtu të gjithë vijnë në shkollë me funde ngjyrë hiri, dhe kollare ngjyrë vjollce.

Mësimet ma heqin mendjen nga ajo që ndodhi vitin e kaluar.

Edhe pse mësoj vetëm shkencë, matematikë dhe tek-tuk ndonjë mësim arti, unë humb veten me detyrat që kam. Po ashtu, nxënësit dhe mësuesit sillen shumë mirë me mua, gjë që ma lehtëson jetën.

Më vjen çudi, se si sistemi shkollor këtu është ndryshe nga ai në Kosovë. Në vend që mësuesit të kenë sallën e arsimtarëve, ata kanë një dhomë në klasën time dhe atyre iu duhet të rrinë me ne.

Edhe pse po shërohem përbrenda, prapë se prapë ka gjëra që ma zenë rrugën. Unë nuk mund të shprehem siç duhet.

Ka shumë raste kur nuk mund të shpreh mendimet e mia sepse nuk e flas gjuhën angleze aq mirë.

Fakti i tillë po më çmend. Dua t’iu them njerëzve:”Unë nuk po tregoj veten time, unë nuk po shprehem ashtu siç synoj!”

Por nuk kam mundësi, kështu që ndjehem sikur të isha dikush tjetër.

E urrej këtë gjendje. Unë kurrë nuk kam qenë aq e urtë në shtëpi, po këtu mësuaesit mendojnë se jam shumë e sjellshme.

Sikur t’më njihnin! Më ka marrë shumë malli për ty dhe shtëpinë. Shpresoj të shihemi së shpejti. Me dashuri, Saranda.

20 gusht 2002

E dashura gjyshe. Sapo isha duke menduar për ty.

Tashmë e kam sistemin e muzikës dhe kënga e kushëririt tonë Ismetit ishte duke kënduar.

E di cila, ajo kënga e dasmave.

Po që se mbylli sytë, e shoh veten në kopshtin tonë në Podujevë, në një ditë me diell.

Sot është nxehtë edhe këtu. Kjo nuk ndodh shumë shpeshë, por në Mançester ndonjëherë bëhet mjaft ngrohtë, por jo si tek ne.

Sidoqoftë, kam ca lajme të mira. Sot kam marrë rezultatet e GCSE-së (ato janë si provime që i kryen në fund të shkollës fillore). Kam marrë notën më të lartë në lëndën e artit!

Unë mendoj se pata mësues të mirë, por prapë se prapë ndjehem paksa çuditshëm, sepse nuk i pata kryer detyrat ashtu siç duhet. Nuk isha e sigurt se a do t’i kaloja provimet apo jo. Kalova vitin me nota të larta dhe kjo ishte gjëja e fundit që prisja.

Meqë ra fjala, kohën fundit kam më shumë besim kur flas me njerëz në gjuhën angleze. Tashmë, unë me të vërtetë mund të them atë çka mendoj.

Gjatë viteve të kaluara, jam ndjerë e tejdukshme dhe më vjen mirë që dikush tjetër nuk flet në vendin tim.

Mendoj që të studioj artin në kolegj sepse pata notën më të lartë. Shkolla e artit ku kam vendosur të shkoj është shumë e mirë.

A të kujtohet kur mendoja të bëhem farmaciste? Se si ndryshojnë gjërat. Të them të drejtën, mendoj se nuk do të isha bërë shumë farmaciste e zonja, mbase është edhe për të mirën e shëndetit të tjerëve. Shpresoj të të shoh së shpejti. Me dashuri, Saranda.

Mars 2003

E dashura gjyshe. Po ndjehem çuditshëm sot. Ne u kthyem dje nga aeroporti, por ende nuk më besohet që gjykimi përfundoi. Që kur serbët erdhën dhe na goditën me armë, unë doja që ata të dalin para drejtësisë. Kur i pashë ata ulur në sallën e gjyqit, në njërën anë u ndjeva e lumtur sepse mund të rrëfeja se çfarë na bënë ata ne, por në të njejtën kohë isha e frikësuar.

Ne ishim të shqetësuar se diçka mund të ndodhte përsëri. Ishte vështirë t’a kalonim tërë procesin sepse kishim nevojë për mbrojtje gjatë 24 orëve, që nga momenti kur shkuam në Beograd, deri në momentin kur u larguam.

Ishte disi e çuditshme sepse më duhej të dëshmoja ditëlindjen e nënës time dhe më kujtohet kur u ktheva me veturë, shikoja diellin dhe kisha vënë kokën në dritare. Ishte një ditë e shndritshme. Nejse, brenda një sekondi, ja ku ishte, atë e kisha përballë duke më buzëqeshur. Kisha harruar se sot ishte ditëlindja e saj, megjithatë e kisha rregjistruar në kalendarin e celularit në mënyrë që ta kujtoja. Kur e ndeza celularin, u ndez alarmi me mesazhin, “Ditëlindja e mamit”.

Na u desh të nisemi dhe më u kthyem përsëri në shtëpi, këtu në Mançester. Kam kaluar shumë kohë duke menduar se çfarë ndodhi gjatë vitit 1999, dhe tani, të paktën ndjehem se mund të eci përpara. Më duket se është në rregull të eci përpara sepse njerëzit që më bënë këtë mua, ty, tërë atyre femrave dhe fëmijëve të tjerë, tashmë janë dënuar. Më mungon. Me dashuri, Saranda.

Shtator 2004

E dashura gjyshe. Sapo u ktheva nga qyteti, ku u takova me një shoqe. Ajo është si unë. Edhe ajo e ka familjen nga një vend tjetër dhe plotësisht e kupton se çka do të thotë të kesh në jetën tënde dy kultura, të kesh një këmbë në Mançester dhe një këmbë në një vend tjetër. Ajo është shumë e qetë dhe nuk më gjykon fare.

Përveç Claire, unë po zë shoqëri edhe me të tjerët. Është qesharake, sepse kur u ktheva në shtëpi këtë verë dhe u mundova të shoqërohem me shokët dhe shoqet e mija që kam pasur, ishte edhe më vështirë nga ç’e prisja. Shumica prej tyre janë martuar, apo kanë shkuar nëpër vende të tjera. Supozoj se të gjithë jemi ndarë. Ne nuk jemi të njëjtit njerëz siç ishim në shkollën fillore.

Po ashtu, ka edhe gjëra të tjera të mira në Mançester. Unë kam filluar të merrem me shumë aktivitete të tjera.

Teatri lokal, Royal Exchange, ka mbledhur refugjatë që aktrojnë dhe ne po përgatisim një shfaqje për një studio teatri.

Kam mësuar shumë nga roli. Shumica prej nesh nuk kishim aktruar më parë dhe kjo na ofroi më shumë me njëri-tjetrin.

Shfaqja që ne përgatitëm është quajtur Ballë për Ballë – dashuria në Britaninë e Madhe dhe e tëra ka lidhje me marrëdhëniet. Të bën shumë për të qeshur. Sa do të kisha dëshirë që ti t’a shihje. Me dashuri, Saranda.

30 qershor 2007

E dashura gjyshe, kam mjaft kohë që të shkruaj sepse jam në pushimet verore universitare. Kurrë nuk mund t’ia qëllosh se ku do të shkoj vitin e ardhshëm…Kanada.

Më kujtohet kur kam qenë fëmijë dhe dëshiroja të shkoja nëpër vende të ndryshme, veçanërisht në Angli. Kurrë nuk kisha besuar se do të jetoj këtu dhe tashmë po shkoj prapë në një vend tjetër.

Mezi pres t’iu shoh të gjithë juve. Kosova do të jetë gjithmonë vendi i fëmijërisë time dhe vendlindja ime, po Mançesteri do të jetë vendi ku u bëra e rritur.

Do të kisha dëshirë të flas me mamin dhe t’a pyes se çka mendon për mua si një e rritur.

A është Saranda e rritur ajo që gjithmonë ka pasur në mendje? Kurrë nuk do ta di.

Do të shkruaj së shpejti. Me dashuri, Saranda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit