2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Dështak, dil nga dera që ia tregove Vjosës”, Abdixhikut i kërkohet përjashtimi i Selmanajt

Rekomandime

Zëvendëskryeministri në detyrë Qeverinë Hoti, Driton Selmanaj, ka dalë sot kundër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikut, pasi mbeti jashtë Kryesisë. Këtë të fundit, Selmanaj e ka akuzuar se po “merr turr e vrap” për ta takuar Vjosa Osmanin, derisa ka theksuar se kjo do ta rrëzojë edhe më shumë LDK-në.

- Advertisement -

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosën nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik. “Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosën, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve qëndrestarë të saj”, ka shkruar Selmanaj, në një postim në Facebook.

Por, shumë qytetarë i kanë komentuar kundër Selmanajt, në postimin e tij, përcjell Bota sot.

Disa nga ta kanë kërkuar largimin e tij nga LDK-ja, duke e akuzuar atë se njerëzit si ai e kanë sjellë këtë parti në 110 mijë vota.

- Advertisement -

“Puna e parë që Abdixhiku duhet bërë ti duhesh me u largu nga LDK. Ti që i tregojshe derën Vjosës, të lutem përmes të njëjtës derë dil e mos u kthe kurrë, ti analist dështak”, ka shkruar njëri nga rreth një mijë komentuesit.

Një komentues tjetër, e ka akuzuar edhe Isa Mustafën e Agim Veliun.

- Advertisement -

“Arroganca jote e Agim Veliut Isa Mustafës e do tjerëve e kanë pru LDK-në në këtë deregje”, ka shkruar komentuesi.

E një komentues tjetër, e ka këshilluar Driton Selmanajn, që të gëzojë mandatin e fundit si deputet, pasi sipas tij, ai është në përfundim të karrierës politike.

“Gëzoje mandatin e fundit si deputet dhe pastaj kthehu aty ku ke qenë, sepse në politikë besoj që je drejt përfundimit të karrierës!”.

Disa nga komentet e shumta në profilin e Selmanajt:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit