3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dështojnë bisedimet për kufirin detar mes Greqisë dhe Turqisë

Rekomandime

Greqia dhe Turqia nuk arritën asnjë përparim të martën, gjatë raundit të fundit të bisedimeve mbi kufirin detar Mesdheut lindor dhe të drejtat e kërkimit të hidrokarbureve.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u tha gazetarëve më pas se vendi i tij ishte “duke marrë pjesë në këto bisedime me mirëbesim”. Por të dy palët dukeshin larg arritjes së një marrëveshjeje.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sinjalizoi se nuk do të bëte asnjë lëshim, duke nxitur të njëjtin reagim edhe nga Athina zyrtare. Duke folur ne një konference për shtyp, ai tha se vendosmëria e Turqisë në Mesdheun lindor mbetet e patundur

Bisedimet e së martës ishin takimi i dytë i mbajtur këtë vit pasi të dy palët u takuan në Stamboll në janar, duke i dhënë fund një pauzë gati pesë-vjeçare në dialog i cili është duke u zhvilluar vetëm pas presionit të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Një takim tjetër është planifikuar në Stamboll, por asnjëra nga palët nuk janë optimiste, pasi që nga viti 2000 janë mbajtur më shumë se 60 takime të tilla kanë, të cilat nuk kanë nxjerrë pothuajse asnjë përparim.

Bisedimet e fundit nuk filluan në kushtet më të mira, pasi një ditë më parë Izraelit dhe Greqisë nënshkruan zyrtarisht një marrëveshje për të nisur punën për ndërtimin e një tubacioni naftë nën ujor në Mesdheun lindor, pa kërkuar miratimin e Ankarasë.

- Advertisement -

Të dy palët përmendin një sërë traktatesh dekadash të vjetra dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për të mbështetur pretendimet e tyre territoriale në këtë rajon. Armiqësitë u ndezën vitin e kaluar kur Ankaraja dërgoi një anije kërkimore të shoqëruar nga një flotilje e marinës në ujërat pranë bregdetit turk që Greqia pretendon se i takojnë. Këto ujëra mendohet të jenë një burim i mundshëm i rezervave të gazit natyror.

‘Turqia është e zemëruar që Athina po përdor rrjetin e saj të ishujve për të pretendime pjesë të mëdha të detit Egje dhe Mesdhe.

Por në një samit të dhjetorit të BE, vendet anëtare hartuan një listë kundër Turqisë për “veprimet dhe provokimet e Ankarasë” në Mesdheun lindor. Një diplomat grek thotë Greqia po mbështetet gjithashtu edhe nga presidentit Joe Biden

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit