2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Dështon përpjekja ruso-serbe për ta kapur Maqedoninë e Veriut, tërhiqen shqiptarët

Rekomandime

Vazhdon të jetë e madhe beteja në Maqedoninë e Veriut për formimin e qeverisë re pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.

- Advertisement -

Ajo që u kritikua shumë nga të gjithë, duke përfshirë edhe Kosovën, ishte qëndrimi i Arben Taravarit për të shkuar në koalicion me partinë Levica, parti kjo nacionaliste maqedonase që e mohon edhe pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, pas angazhimit të madh në të gjitha anët, tashmë duket se deputetët e Alternativës, partisë shqiptare, nuk do t’i japin nënshkrimet Levicës për formimin e qeverisë së re.

Kjo tregon se deputetët shqiptarë u mashtruan nga Taravari. Ky i fundit nuk i ka treguar që Levica do të jetë pjesë e nënshkrimeve në listën për rrëzimin e qeverisë. Këtë gjë e ka thënë vet koordinatori i grupit parlamentar të ASH-AAA, Zejd Rexhepi.

- Advertisement -

Zejdi në prononcimin e tij për televizionin Alsat-M dhe Klan TV u shpreh se nuk kanë qenë në dijeni për nënshkrimet e Levicës.

“E para gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E Majta nuk nënshkruan. Marrëveshja ishte që do të nënshkruaj LDP-ja, Besa, VMRO-ja dhe ne. Në frymën e kësaj u dakordova që do e jap nënshkrimin”, është shprehur Zejdi.

- Advertisement -

Një dështim i tillë mund të konsiderohet fitore për Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët atje, pasi që iu dha goditje Rusisë dhe Serbisë për ta drejtuar shtetin tonë fqinjë përmes satelitëve të saj, siç është Levica (E majta).

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Zoran Zaev, ka përmes një shkrim në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

“Për një dëshirë të kotë për pushtet, ata ishin gati ta çonin vendin tatëpjetë dhe njerëzit të vuanin. Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.

Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona” shkruan Zaev pas ngjarjeve që ndodhën në Kuvend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit