Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së premtes në magjistralen Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Budrigë. Policia ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë, raporton Gazeta Express
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani për Express.
Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.