Një aksident fatal ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë).
Në aksident humbën jetën dy persona, dhe 3 të tjerë janë lënduar, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Indeksonline.
Në aksident ishin të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion).
Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe të gjitha ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes.
Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative.