-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Detaje nga takimi “sekret” 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës

Rekomandime

Lideri i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë ditë së djeshme ka zhvilluar një takim 4 orësh larg syve të opinionit.Kështu bëjnë të ditura burime të Gazetës Blic të afërta me dy partitë politike.Sipas këtyre burimeve, kryetari i VV-së, Albin Kurti para se të takohej me Mustafën, fillimisht e kishte takuar Vjosa Osmanin.

- Advertisement -

”Lideri i VV-së, Albin Kurti fillimisht pati një takim me Vjosa Osmanin, për t’i shkuar më pas në shtëpi Isa Mustafës. Ky takim ka zgjatut hiq më pak se 4 orë”, tha ky burim i Gazeta Blic.Sipas këtij burimi, në këtë takim Albin Kurti ia kishte prezantuar Isa Mustafës ofertën prej 3 pikash, të cilën e publikoi sot në videomesazhin e dhënë në Facebook.Sipas këtyre burimeve, mësohet se Isa Mustafa i ka thënë Kurtit se nuk do t’ia japin Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe pas zgjedhjes së presidentit nga LDK.

”Pas zgjedhjes së presidentit do të vendosim se cilën ministri do t’ia japin Vetëvendosjes”, citon ky burim Isa Mustafën t’i ketë thënë Albin Kurtit.Ndërkohë, sot Vetëvendosje para se të konfirmoi se nuk ka marrëveshje me LDK, kishte mbledhur Kryesinë e VV-së.

Albin Kurti pas mbledhjes së Kryesisë pasi që konfirmoj se nuk ka marrëveshje me LDK, ka phblikuar ofertën 3 pikëshe që iu refuzua nga Isa Mustafa.Kjo ishte oferta që u refuzua nga LDK:1.Dihet që Vetëvendosje si parti e parë i takon Kryetari i Kuvendit dhe Nënkryetari i parë. LDK-së i takon Nënkryetari i Dytë. Le ta bëjmë rokadën midis Kryeparlamentarit dhe Nënkryetarit të Dytë të Kuvendit: Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq Nënkryetarin e Dytë VETËVENDOSJE!. Kësisoj, LDK e ka Kryeparlamentarin kurse VETËVENDOSJE! dy nënkryetarë të Kuvendit.2. Çështjen e Presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo, nëse LDK insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: MPB, e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-së për kandidatin për President, bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij/saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i Vetëvendosje!.3. Sipas kërkesës së LDK, MKRS ndahet, me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq, Sporti i kalon Ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat joserbe e marrin Ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe Ministrinë për Komunitete.I menjëhershëm ka qenë reagimi LDK-së, Isa Mustafa.Ai nëpërmjet një statusi në Facebook nuk i ka konsideruar të dështuara negociatat, por e ka vlerësuar të dështuar strategjinë e Vetëvendosjes që ta lë LDK-në fajtore.“Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar. Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, ka shkruar ai, ndër tjerash.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij i plotë:“Qytetarët e Kosovës, më 6 tetor, përmes votës të tyre, na kanë dhënë besimin për të ndryshuar gjërat për të mirë.LDK-ja dhe unë, pavarësisht arsyeve të shumta që lidhen me raportet tona me VV-në në të kaluarën, jemi ulur në tryezë dhe kemi negociuar.Në këtë proces, jemi kujdesur dhe kemi arritur ta imponojmë njohjen e proceseve dhe të atributeve të Kosovës shtet i pavarur e sovran, përcaktimin e saj strategjik euro-atlantik, përfshirë edhe modelin e ekonomisë sociale të tregut, si përcaktim strategjik dhe zhvillimor të Kosovës.Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord.Të tillë e kam parë VV-në edhe sonte me video-mesazhin e Kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti.Për LDK-në dhe për mua, negociatat nuk kanë dështuar.Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së.Asnjë prej kërkesave tona nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si kërkesë ndaj Vetëvendosjes, për shkak se Vetëvendosja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjësitë, ajo ka fituar rreth 1/4 e votave dhe jo më shume, dhe pothuajse aq ka fituar dhe LDK-ja.Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.Mandatin në 6 tetor, për një deputet më shumë se LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje, e ka marrë për ta larguar PAN-in e jo për ta sfiduar LDK-në.LDK-ja dhe unë do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët e Kosovës më 6 tetor. Natyrisht, jo duke shpërfillur përpjekjet për ta lënë LDK-në fajtore për ambiciet përtej legjitimitetit qytetar të Lëvizjes Vetëvendosje.Video-mesazhin e sotëm, Albin Kurti dhe Vetëvendosje, përpara se t’ua drejtonin qytetarëve, është dashur të na i thonë neve të LDK-së, meqë na konsiderojnë partnerë.Gjithsesi, mesazhin e kemi të qartë edhe ne në LDK, por besoj edhe qytetarët e Kosovës.

Ndryshe nga deklarimet e tyre publike, Vetëvendosja tregoi sonte se është gati të zotohet për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, vetëm se kërkon më shumë hise në qeveri. Ky nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë.Ne mendojmë se ndarja e balancuar e përgjegjësive, konform rezulatit të zgjedhjeve, rezulton në këtë formulë, Kryetari i Kuvendit, Presidenti, kur të mbetet pozita e lirë, dhe gjysma e qeverisë duhet t’i takojnë LDK-së, nëse Vetëvendosje dëshiron mbështetjen e LDK-së për t’ia besuar asaj drejtimin e ekzekutivit dhe gjysmën e Qeverisë.Ndryshe, marrëveshja do të ishte e pabalancuar dhe nuk do të siguronte stabilitet qeverisës, as funksionim demokratik të institucioneve kryesore.Vetëvendosja ka filluar ta kuptoj këtë dhe shpresoj që në ditët në vazhdim, do të ulemi dhe do t’i definojmë të gjitha aspektet.E drejta dhe detyrimi kushtetues i takojnë te parit, ashtu si dhe përgjegjësi për te gjetur zgjidhje dhe për t’i ndërtuar institucionet e reja.Ne jemi gati për negociata”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit