-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Detaje nga vrasja në Podujevë

Rekomandime

Një person është vrarë dhe një ka mbetur i plagosur nga një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Repë të Komunës së Podujevës.

- Advertisement -

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë Krasniqi.

Lajmi.net ka mësuar se që nga mesdita ekipet e forenzikës dhe hetuesia janë në vendin e ngjarjes duke mbledhur prova.

- Advertisement -

Sipas burimeve të lajmi.net dorasi gjendet në arrati, kurse deri të akti fatal ka ardhur për shkak të përplasjes për një tokë.

“Dorasi nuk te kaluar kriminale dhe gjendet ne arrati. Vrasja ka ndodh pas mosmarrëveshjeve lidhur me tokë. viktima kishte te kaluar kriminale”, kanë bërë të ditur për lajmi.net burme nga policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit