Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, njofton se edhe dy qytetarë të kësaj komune, njëri nga fshati Gërdoc dhe tjetri nga fshati Konushefc, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
“Ekipet emergjente menjëherë janë udhëzuar për t’i ndërmarrë masat e nevojshme për vizita mjekësore dhe dezinfektim në familjet e të prekurve me këtë virus.
Për mua, si Nënkryetar i Komunës së Podujevës dhe si Kryetar i Shtabit Emergjent Lokal, shëndeti i qytetarëve është prioritet dhe jam i vendosur që të jap maksimumin tim në këtë drejtim.
Do të kemi kohë edhe për beteja politike, por aktualisht preokupimi dhe angazhimi ynë i përbashkët duhet të jetë lufta kundër pandemisë Covid19”, shkruan Rudari në profilin e tij në Facebook. /