1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Detaje të reja: Aurona Pelaj kërkoi vet të filmohej gjithçka

Rekomandime

Dhuna çnjerëzore e ushtruar ndaj 70-vjeçares, M.N., në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, ngriti në këmbë gjithë vendin.

I gjithë rasti u zbulua pasi pamjet e dhunës u publikuan në rrjete sociale, të cilat u shpërndanë me të madhe dhe nxitën reagime nga të gjithë.

- Advertisement -

Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri të dyshuarave ka dhwnw si arsyetim se gjithë aktin e shëmtuar e kishin planifikuar paraprakisht.

Dyshohet se Aurona Pelaj, kishte rënë dakord me dy koleget e saj, Altinën dhe Remzien, që me anë të forcës të vënë nën kontroll të moshuarën e cila ishte strehuar prej kohësh në shtëpinë e Kujdesit ‘Orenda’.

Gjithë ngjarjen e planifikuar, Pelaj kërkoi që ta kenë të dokumentuar edhe më anë të incizimeve përmes telefonit, detyrë me të cilën u ngarkua infermierja tjetër, Remzija.

- Advertisement -

Sipas Prokurorisë, ani pse të dyshuarat e kanë ditur gjendjen e rënduar shëndetësore të të moshuarës, nuk kanë hezituar që ndaj saj të përdorin forcë, me ç’rast në bashkëkryerje Altina dhe Aurona teksa xhiroheshin nga Remzija, kanë kapur për dore viktimën dhe të njëjtën më pas Aurona e ka goditur disa herë me shuplaka dhe me gjunjë në bark, siç shihet edhe në pamje.

Dhuna që po ushtronte Aurona ndaj të moshuarës, ishte shndërruar në objekt talljeje për dy koleget e saj, të cilat në pamjet e publikuara dëgjohen duke qeshur me zë dhe duke thënë se kjo është ‘raport për media’.

- Advertisement -

Remzija në Gjykatë ka mohuar të ketë qenë ajo që ka qeshur me veprimet e koleges të saj, duke thënë se të qeshurat që dëgjohen në sfond, ishin të Altinës dhe të infermieres tjetër, Giltiana Nezirit.

Kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit e kanë kundërshtuar avokatët mbrojtës të të dyshuarve.

Sinjali mëson se avokati i Aurona Pelajt, ka deklaruar se video incizimi i publikuar është nxjerrë nga konteksti dhe sipas tij, nuk e paraqet në tërësi ngjarjen reale që ka ndodhur atë ditë. Mbrojtja e Pelajt ka thënë se nuk rasti nuk ka të bëjë me sulm tipik, por me përpjekje për të vënë në kontroll një person të cilin e cilëson me çrregullime mendore dhe agresiv. Ai konsideron se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit vjen si pasojë e presionit publik dhe jo për shkak se janë plotësuar kushtet ligjore. Ai ka kërkuar që klientes së tij t’i caktohet një masë alternative e sigurisë, gjë që nuk ndodhi.

Njëjtë e ka kundërshtuar kërkesën edhe avokatja e Altina Rexhepit, e cila ka mbështetur gjithë ‘arsyetimin’ e avokatit të Pelajt.

Po ashtu edhe avokati i Remzie Kuqit, ka thënë se nuk ka prova materiale të cilat dëshmojnë se klientja e tij është e përfshirë në rast. Ai ka kërkuar nga Prokuroria prova që Kuqi është e përfshirë në përdorimin e forcës ndaj 70-vjeçares.

Pavarësisht deklaratave të avokatëve, gjyqtari i procedurës paraprake e vlerësoi si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe tri të dyshuarat Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi janë dërguar në paraburgim për 30 ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit