2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Detaje të reja nga marrëveshja me Danimarkën: Shefi i burgut dhe stafi menaxherial vijnë nga Danimarka, oficerët korrektues të Kosovës

Rekomandime

Rreth 300 të burgosur, të cilët aktualisht gjenden në burgjet e Mbretërisë së Danimarkës, pritet të transferohen në burgjet e Kosovës. Kjo pas marrëveshjes së arritur mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe institucioneve të Danimarkës.

Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni për Dukagjinin ka thënë se të burgosurit që do të vijnë në Kosovë nuk do të jenë të dënuar me tepër se 10 vite burg.

- Advertisement -

“Ata që janë të përfshirë në krime serioze nuk do të përfshihen në këtë marrëveshje. Ne do të sigurohemi se mund të implementojmë marrëveshjen prandaj nuk kemi pranuar të dënuarit për terrorizëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nimoni ka dhënë detaje edhe në lidhje me stafin e burgut.

“Drejtori i burgut dhe stafi menaxherial do të jenë të Danimarkës, derisa oficerët korrektues mund të jenë të Kosovës”.

- Advertisement -

Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë thotë se marrëveshja është ndërkombëtare dhe do të duhet të miratohet ën Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave.

Nimoni thotë se pos 210 milionë eurove, Kosova do të përfitojë nga Danimarka edhe ndihma tjera financiare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit