0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Detaje të reja rreth të arrestuarëve për pIanifikim të suImit TERR0RlST në Kosovë, njëri nga ta kishte ndërruar mbiemrin

Rekomandime

Pesë persona janë arrestuar sot në Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se po përgatisnin vepra trroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie ekspIozive, armatime të zjarrta dron, si dhe  anti-tankë.

- Advertisement -

Media mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Ardian Gjuraj nga qyteti i Pejës.

Gjuraj është emër i njohur për drejtësinë në Kosovë.

Ai ishte arrestuar më 12 dhjetor 2015 në Gaziantep të Turqisë, dhe ishte akuzuar për vepra që lidhen me trrorizëm.

- Advertisement -

Gjuraj ishte shpallur fajtor më 12 shkurt të vitit 2018, ku ishte dënuar me një vit e pesë muaj burgim. Në dënim atij i ishte llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim që nga data 5 shtator 2016.

Por Gjykata e Apelit më 7 prill të vitit 2018 e kishte liruar nga akuza Ardian Gjurajn, i akuzuar për vepra penaIe që lidhen me trrorizëm.

- Advertisement -

Pasi apeli e liroi nga akuzat, Ardian Gjuraj e ndërroi mbiemrin në Qerkinaj.

Sipas aktakuzës, Ardian Gjuraj gjatë viteve 2014-2015 duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i ideologjisë së organizatës trroriste lSlS.

Babai i tij, Kujtim Qerkini, e kishte paraqitur në polici Gjurajn, ndërsa Policia e Gjermanisë e kishte deportuar atë në Kosovë më 18 prill 2015.Por, gjithnjë sipas aktakuzës, në dhjetor të 2015-ës Gjuraj kishte udhëtuar me grupin e organizatës “Liza-R” drejt Turqisë.

Në këtë shtet ai ishte ndarë nga grupi, ndërsa kishte vazhduar rrugën drejt Sirisë, ku u ishte bashkuar grupit të kosovarëve pjesëtarë të LSlS-it.

Në aktakuzë thuhej se Gjuraj ishte arrestuar nga autoritete turke më 25 shkurt 2016, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin Siri-Turqi, duke u futur në territorin e shtetit turk

.Aktakuza sqaron se autoriteteve turke që e arrestuan Gjuraj u ishte paraqitur si shtetas i Rusisë me emrin Ashab Arsayev, ndërsa më 5 shtator 2016 ishte deportuar në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit