4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Detaje të reja: Si u infektuan me koronavirus 20 persona nga Prishtina, pasi vizituan në spital familjarin e tyre

Rekomandime

Prishtina që nga sot do të futet në karantinë, pasi në kryeqytet mbrëmë u konfirmuan edhe 20 raste të reja me koronavirus. Të gjithë këta, siç e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti janë familjarë mes vete dhe të njëjtët kishin vizituar në spital një person që rezultoi pozitiv me virusin e ri, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Prishtina tashmë është Komuna e dytë me më së shumti persona të prekur nga koronavirusi, shifër kjo që mbrëmë arriti në 47, pas konfirmimit të 20 rasteve të reja.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti mbrëmë ka konfirmuar se rastet e fundit janë familjarë mes vete, dhe se të njëjtit kishin vizituar në spital personin që ishte shtrirë për sëmundje kronike, por që më pas rezultoi pozitiv me virusin e ri.

“E kemi pas një rast të shtrirë që ka qenë me sëmundje kronike, familjarët kanë shku me vizitu dhe pasi i është bërë testi, ka dalë pozitiv. Atëherë i kemi testu familjarët dhe prej 25, prej tyre 20 kanë dale pozitiv.”, ka thënë mbrëmë Ahmeti, në një lidhje direkte në Facebook.

- Advertisement -

Ndërkaq, lajmin për 20 rastet e reja e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, ku u theksua se Prishtina nga sot do të shpallet zonë karantine dhe se personat që ndodhen jashtë, kanë kohë të kthehen deri në orën 17:00, shkruan Gazeta Metro.

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

- Advertisement -

Kurse, për detaje të reja rreth vendimit të fundit, Kryetari Ahmeti do të mbajë sot konferencë për media që pritet të fillojë nga ora 12:00.

Kujtojmë se në Kosovë deri tashjanë shënuar 283 raste pozitive me koronavirus, ku 58 prej tyre janë shëruar dhe 7 kanë përfunduar me fatalitet.

Komuna e Malishevës është qyteti që prinë me numrin e të infektuarve, me gjithsej 66 të tillë, ndërkaq, rreth 4 mijë persona po mbikqyren si kontakte të të infektuarve

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit