Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka arritur sot në Prishtinë, për një vizitë dy-ditore.
Rama ka filluar këtë vizitë duke u takuar me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, teksa më pas do të ketë takime të njëpasnjëshme me udhëheqësit e vendit si dhe liderët partiak.
Por ajo çfarë bie në sy sot tek Rama është kollarja e tij. Kjo kollare përmban ngjyra të ngjashme me ato të flamurit të Kosovës, e kaltër dhe e verdhë.
Vizita e tij në Kosovë po bëhet në kohën kur vendi gjendet në një situatë mjaftë të vështirë, teksa i njëjti deklaroi se erdhi për të dëgjuar dhe mësuar më shumë për aktakuzën e Speciales në drejtim të presidentit Hashim Thaçi si dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.