1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Detektivi që kapi “Kasapin e Bosnjës” dëshmon në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Rekomandime

Robert Reid, një detektiv australian i cili ka punuar si shef i operacioneve në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ka dëshmuar të hënën në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Reid, ka dëshmuar lidhur me operacionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk beson se kanë ndjekur praktikat më të mira të procedurave.

“Nuk mendoj që operacioni është kryer në përputhje me standardet”, deklaroi Reid.Këtë deklaratë ai e ka dhënë në seancën e së hënës, në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit që ngarkohen për vepra penale të cilat lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.Reid, ishte shef i operacioneve në Tribunalin e Hagës, një gjykatë e krijuar në vitin 1993 për trajtimin e mizorive të kryera në Iuftërat e Ballkanit gjatë viteve 1990.Për 23 vjet, detektivi australian kishte ndihmuar në gjetjen dhe arrestimin e mbi 160 KRlMlNELËVE të Iuftës.Në mesin e të arrestuarve të detektivit Reid ishte edhe Ratko Mladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit