-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Dhjetë deputetë janë të gatshëm të largohen nga Lëvizja Vetëvendosje”

Rekomandime

“Besoj që janë dhjetë që janë të gatshëm me u largu prej Lëvizjes Vetëvendosje, se kur ndodh kjo, a ndodh si Haki Abazi apo deri në fund të mandatit”, ka thënë gazetari Lavdim Hamidi.

- Advertisement -

Sipas tij, Haki Abazi e ka hapur derën e pakënaqësive brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto komente të Hamidit kanë ardhur pasi Abazi është përjashtuar nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Pas këtij veprimi nga ana e Grupit Parlamentar të LVV-së, Abazi ka dalë në konferencë, dhe ka shprehur dyshimet e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

- Advertisement -

Çfarë ndodh me Haki Abazin nëse nuk ka asnjë provë për Prokurorinë?

Ai ka thënë se ekzistojnë video për këtë çështje, gjë për të cilën është ftuar nga Prokuroria në intervistë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, vet Abazi ka thënë që nuk ka votë kundër kësaj qeverie dhe nuk do ta bëjë këtë deri në fund të mandatit.

Pakënasqësi të vazhdueshme me politikat e VV’së deri tash ka shprehur edhe Fatmir Humolli. Ai, deri tash ka deklaruar që mund ta braktisë VV’nëz por nuk e ka ndërmarrë deri sot një veprim të tillë.

Edhe deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nuk janë në linjë me politikat e partisë, duke e bērë nervoz edhe kreministrin, Albin Kurti i cili kishte deklaruar që nuk do të jenë më pjesë e listës ata deputetë që votojnë kundër qendrimeve të partisë. Më vonë ky konstatim i Kurtit edhe ishte jetësuar, pasi që të gjithë ata deputetë që votuan kundër Kodit Civil u larguan nga strukturat e partisë.

Korenica, Rrahmani e disa tjerë kishin votuar duke u bazuar në bindjet e tyre fetare e jo bazuar në qendrimet e Vetëvendosjes ose politkat e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga partia e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit