-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Dhurata për Pashkë nga Putini”, Rusia bombardon një qytet tjetër ukrainas

Rekomandime

Rusia ka shënjestruar qytetin jugor të Odesës, duke hedhur raketa, sipas zyrtarëve ukrainas.

Mes raportimeve se nga këto sulme u vranë deri në tre persona, një nga zyrtarët ukrainas e cilësoi sulmin si “dhurata për Pashkë nga Putini”.

- Advertisement -

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se forcat ruse lëshuan të paktën gjashtë raketa në Odesa.

Ai tha se banorët u tronditën nga shpërthimet e raketave në lagjet e ndryshme, si dhe nga zhurma e aktivizimit të sistemit të tyre të mbrojtjes ajrore.

Gerashchenko shtoi nga hedhja e një rakete një person u dogj brenda makinës së tij në oborrin e njërës prej ndërtesave ku ra ajo. Në një përditësim të mëvonshëm, ai tha se të paktën tre persona ishin të vdekur.

- Advertisement -

Në një deklaratë në Telegram, zëvendësi i Këshillit Bashkiak të Odesës, Petro Obukhov, i quajti sulmet me raketa “dhurata të Pashkëve nga Putin”.

Shumë ukrainas festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian, ndërsa e diela e Pashkëve këtë vit bie më 24 prill.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dënoi sulmet, duke thënë se ka nevojë për një mur mes qytetërimit dhe barbarëve që godasin qytetet paqësore me raketa.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë festimit të Pashkëve në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit