0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Dialogu me Serbinë, Lajçak do të vijë ta takojë Kurtin (VIDEO)

Rekomandime

I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së shpejti pritet që të vizitojë vendet për të cilat është i thirrur.

- Advertisement -

Në Prishtinë ai do të takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili me Vjosa Osmanin dolën fitues të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

“Në Kosovë nuk do të mbetet më krejt njëjtë, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë. Kjo është situatë e re. Së shpejti unë vizitoj Prishtinën dhe Beogradin. Në Kosovë do të flas me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, rreth bashkëpunimit tonë dhe vazhdimin e dialogut”, tha Lajçak për Radio Televizionin e Malit të Zi.

Diplomati sllovak u tregua i rezervuar kur u pyet për rezultatin final të marrëveshjes në bisedimet kosovaro-serbe. Nga Brukseli flasin për ujdi ligjërisht obligative pa përmendur njohjen e ndërsjellë.

- Advertisement -

Ky opsioni i fundit u përmend qartazi në letrën që presidenti amerikan, Joe Biden, dërgoi në Beograd për 15 shkurtin (Ditën e Shtetësisë Serbe) dhe në Prishtinë më 17 shkurt për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Amerikanët e mbështesin procesin dhe lidershipin që e ka Bashkimi Evropian në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Njerëzit që përfaqësojnë administratën e re amerikane janë njohës të shkëlqyeshëm të rajonit dhe ndjejnë përgjegjësi për të. Kjo është aq e rëndësishme për ne”.

- Advertisement -

BE-ja pritet t’ia zgjatë mandatin Lajçakut si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi edhe për një vit. Ai erdhi në këtë pozitë më 3 prill 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit