1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Diaspora me zemër të madhe: Për 3 muaj të pandemisë, dërguan 222 milionë euro

Rekomandime

Si gjithmonë gjatë ditëve të vështira, edhe gjatë kohës së pandemisë, diaspora i ka qëndruar pranë Kosovës.

- Advertisement -

Gjatë tre muajve sa Kosova ishte në fazën fillestare të përballjes me pandeminë, diaspora iu përgjigj në mënyrë masive thirrjes për mbështetje financiare, shkruan Reporteri.

Për muajt mars, prill dhe maj 2020, diaspora jonë ka dërguar mbi 222 milionë euro në Kosovë, shifër kjo dukshëm më e lartë krahasuar me muajt e njëjtë të vitit 2019.

Në muajt e njëjtë të vitit të kaluar, diaspora ka dërguar në Kosovë mbi 218 milionë euro, që i bie katër milionë euro më pak krahasuar me vitin 2020.

- Advertisement -


Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Kujtojmë se nga ish Qeveria Kurti ishte hapur një llogari të posaçme duke kërkuar nga diaspora shqiptare ta ndihmojë Kosovën me mjete financiare në menaxhimin e pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit