1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dick Marty flet për kërcënimet me vdekje: Rreziku nuk vjen më nga serbët, por nga shqiptarët

Rekomandime

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, autor i raportit të Këshillit të Evropës për krimet e pretenduara të luftës nga drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se mendon që kërcënimet për jetën e tij nuk vijnë më nga pala serbe, por nga “ekstremistët shqipfolës”.

- Advertisement -

Në një intervistë për gazetën “Le Temps”, Marty ka deklaruar se ende ka frikë për jetën e tij.

Ai vazhdon të jetë i vendosur nën mbikëqyrjen e Policisë zvicerane që nga dhjetori i vitit 2020, për shkak të kërcënimeve me vdekje, të cilat kishte se i kishin ardhur nga një grup radikal i nacionalistëve serbë.

Siç shkruan sot “Le Temps”, ish-Kryeprokurori i Tiçinos thotë se raporti i tij i vitit 2010 mbi krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë akuzat për trafikim të organeve, qëndron pas kërcënimeve me vdekje.

- Advertisement -

“Sipas meje, rreziku nuk vjen më nga pala serbe, nga njerëzit që janë demaskuar, por nga pala shqiptare”, ka thënë Marty për “Le temps”.

Marty, po ashtu ka thënë se është i zhgënjyer nga autoritetet zvicerane të sigurisë, lidhur me trajtimin e rastit të kërcënimeve me vdekje kundër tij.

- Advertisement -

Në fund të vitit të kaluar, në një intervistë për televizionin publik zviceran “RTS”, Marty tha se një “grup kriminal i nacionalistëve serbë”, nga frika se çështja e krimeve të luftës kundër ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçit nuk do të kishte sukses, hartoi një plan për ta vrarë atë “për ta bërë të duket se kosovarët kanë vepruar kështu për t’i diskredituar ata”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit