2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Diçkaje të madhe do t’i jepet fund”, paralajmërimi për ‘pesëshen speciale’ të Bidenit në Ballkan

Rekomandime

Që para ardhjes në pushtet, Joe Biden, përmes një letre që kishte publikuar, kishte treguar se Ballkani Perëndimor do të jetë një zonë e interesit të veçantë dhe se do të angazhohej për problemet në këtë pjesë të rajonit. Kur kanë kaluar pak kohë që nga ardhja e tij në pushtet, vërehen edhe lëvizjet e para diplomatike.

- Advertisement -

Bideni ka bërë një seri emërimesh, që mund të cilësohen edhe si një riorganizim diplomatik, duke dëshmuar se ShBA-ja është duke ndryshuar mënyrën se si do të merret me problemet në Ballkanin Perëndimor, shkruan “Euronews” (edicioni në gjuhën serbe).

Procesi i ndërrimit të përfaqësuesve diplomatik në Ballkanin Perëndimor ka filluar me emërimin e Gabriel Escobar si i dërguar për Ballkanin, i pasuar me emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd.

Ndërkohë ambasador në Bosnje e Hercegovinë do të jetë Michael Murphy dhe në Prishtinë do të jetë Jeffrey Howenier. Këtyre emërimeve iu shtohet edhe emri i James O’Brien i nominuar si koordinator për politikat sanksionuese të SHBA-së.

- Advertisement -

Vladimir Trapara nga Instituti për Politika Ndërkombëtare dhe Ekonomi ka thënë për “Euronews” se të gjithë të emëruarit janë diplomatë me eksperiencë që e njohin rajonin tepër mirë.

“Unë do të thoja që kjo është pjesë e politikës së jashtme të administratës së Biden, ku njerëzit që janë me eksperiencë emërohen në pozita, duke filluar nga postet më të larta në politikë të jashtme e deri tek diplomatët në rajone të ndryshme”, ka thënë ai, raporton “GE”.

- Advertisement -

Dushan Janjiq nga Forumit për Marrëdhënie Etnike ka thënë se emërimi i Christopher Hill si ambasador në Beograd do të jetë një sfidë për liderët e Ballkanit Perëndimor, meqë ai përfaqëson konkretisht ndikimin amerikan.

“Ai është një diplomat me përvojë të madhe në Ballkan, ai ishte një i dërguar i posaçëm për të gjitha krizat në Paqësor, ai është një negociator shumë i mirë, me autoritet dhe një zgjedhje e mirë. Kur të shikoni vijën e vendosur nga Biden – Escobar, Hill, O’Brien për sanksionet – do të jetë sfiduese për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Janjiq.

Derisa Marko Savkoviq emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd e sheh si një sinjal të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të mbyllin një problem të madh në rajon.

Ai ka kujtuar edhe faktin se Hill ka jetuar si i ri në Beograd në kohën kur babai i tij ka punuar si këshilltar në Ambasadën e ShBA-së në Beograd.

“…nuk ka dyshim se emërimi i tij dhe përvoja e mëparshme do të ishte një sinjal i qartë i vendosmërisë amerikane për t’i dhënë fund diçkaje të madhe këtu,” ka thënë Savkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit