Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjën Mati 1, më konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”, ku fillimisht nuk raportohet për të lënduar.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se fillimisht është djegur një veturë.
Tutje, Ahmeti tha se zjarri është lokalizuar dhe se më vonë do të bëhen të ditura detaje të tjera.
“Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.”, ka thënë ajo në fund.
Në mesditën e sotme në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndodhur një incident zjarri. Sipas policisë, dyshohet se fillimisht është djegur një veturë e më pas zjarri është përhapur në objekt, shkruan Gazeta Express
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 14:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se zjarri është lokalizuar.
“Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë ajo.