1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dikur dilte natë e ditë, sot Haki Abazi bën thirrje të bojkotohet T7

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka bërë thirrje që të bojkotohet Televizoni 7.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se televizoni i cili është në pronësinë e gazetarit Berat Buzhala, duhet të bojkotohet njëjtë si televizioni i Stanishiqit dikur.

Madje ai T7 e quan ‘Televizioni i Gruevskit në Kosovë’.

Ky reagim i tij vjen pas debatit të mbrëmshëm ndërmjet dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit të VV-së dhe Nexhmi Rudarit të LDK-së.

- Advertisement -

Kujtojmë se pjesëmarrjet e Haki Abazit në këtë televizion nuk kanë qenë të rralla, sidomos gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, ku edhe pati një incident posa doli nga studio e T7.

Me të përfunduar emisioni, ai ishte përleshur fizikisht me kreun e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij i plotë:

Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit!

Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit