1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dikur mbronte interesat e Kosovës në KS të OKB-së, sot emërohet këshilltare e Bidenit

Rekomandime

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joseph Biden njoftoi emërimet e reja për kabinetin e ardhshëm, duke përfshirë Susan Ricen, e cila do të jetë këshilltare për politikën e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Susan Rice, 56, një afrikano-amerikane dhe ish-këshilltare e Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës së Barack Obamas, është një nga zyrtarët më me përvojë të qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe ka aftësitë për të qenë në qeverinë federale, deklaroi ekipi i demokratit.

Rice, e cila ishte gjithashtu ambasadore në Kombet e Bashkura, disa herë ka mbrojtur interesat e Kosovës gjatë seancave dëgjimore të Këshillit të Sigurimit.

Biden gjithashtu emëroi, Tom Vilsack si Ministër të Bujqësisë, një pozicion që 69-vjeçari mbajti gjatë presidencës së Obamës.

- Advertisement -

Presidenti i sapozgjedhur deklaroi në shpjegimin e emërimit se këta njerëz do të “sjellin nivelin më të lartë të përvojës, dhembshurisë dhe integritetit” për të zgjidhur problemet me të cilat përballen amerikanët

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit