Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se dikush nga deputetët e PDK-së i ka thënë “Iavire” Saranda Bogujevcit.
Ai ka thënë se gjërat u tensionuan në Kuvend dhe se u përdorën fjalë të rënda.
“Asaj i është thënë një term pezhorativ”, tha ai.
Kur u pyet se a ishte fjala “Iavire” ajo që ishte thënë nga deputetët e PDK-së.
“Po ajo ishte fjala e përdorur”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se situata nuk eskaIoi për shkak të deputetëve të VV-së.
“Për shkak se ne ruajtëm qetësinë situata në Kuvend nuk eskaIoi. Më vjen keq për këtë nivel të treguar në seancën e sotme. Situata u tensionua pas fjalimit të Donika Gërvallës”, tha ai.