Nexhmi Rudari, u.d i kryetarit të Podujevës, njëherit kandidat për kryetar në zgjedhjet e 29 nëntorit, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se dikush me qëllime të ulëta ka disa herë që kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit.
Ky është reagimi i tij:
Të dashur qytetarë,
Ju informojmë se persona të papërgjegjshëm, të ndikuar nga grupe të interesit dhe me qëllime të ulta, disa herë kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit.
Kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të tjera.
Po ashtu, persona të papërgjegjshëm sonte kanë fikur dritat e ndriçimit publik edhe në rrugën “Qendresa”.
Ftojmë qytetarët që mos të bien pre e axhendave të ulëta politike dhe të dëmtojnë pronën publike.
Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, Podujeva mbetet!