Kryeministri Edi Rama ka postuar një video humoristike dhe ironike ku një djalë i ri i bën thirrje qytetarëve të vijojnë jetën normale sepse koronavirusi është thjesht një gënjeshtër e mashtrim.
Rama mesazhi, i riu
Në fund, ai që e bën këtë thirrje, është një agjenci funerale.
“Nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë për këtë mashtrim që op i bëhet krejt njerëzve anembanë botës. Ky koronavirusi, është thjesht një rrenë e sajume nga këto kryeministrat tonë maskarenj, mos i hani këto rrena po dilni takoni të afërmit tuaj, takoni shoqet e shokët, dilni në kafe, pini shisha, shkoni në punë. Me respekt për ju, agjenci funerale Gimi”.