Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka pyetur se çfarë halli ka Ramush Haradinaj që po e cilëson Albin Kurtin “tradhëtar”.
Basha thotë se “Vuçiqi e Daçiçi e pranojnë që problemi kryesor i tyre është Albin Kurti”.
“Kryeministri bën thirrje për qëndrimin e serbëve në institucione, AAK e LDK fajësojnë Kurtin për prishjen e integrimit të serbëve në Veri! Cilin integrim, këtë integrimin që ta desintegron Vuçiqi me një telefon a”, ka thënë ai.
“Ramush, nuk po ta kuptoj hallin, por rri i qetë sepse Albini nuk shantazhohet nga Vuqici, dhe Qeveria e tij nuk varet nga Lista Serbe. Kriminelët që dikur mbanin pushtetin tuaj, sot përndjeken nga institucionet tona dhe janë në listën e zezë të Thesarit Amerikan”, ka deklaruar Basha në Facebook.
Deputeti i pushtetit ka folur edhe për antiamerikanizmin që shpesh etiketohet Kurti.
“Prandaj Ramush, antiamerikan nuk është Kurti që kërkon respektimin e marrëveshjeve, por ata që ndezin automjete, vrasin politikanë, i qëndrojnë përkrah Putinit, dhe vazhdojnë me mbajtë në zyre kriminelë si Radojçiçi”, ka thënë ai.