8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Dimri i madh po vjen në Kosovë: Nga kjo ditë borë e ngrica

Rekomandime

masa të ftohta polare, të cilat do të zbresin ndjeshëm temperaturat në të dy vlerat ekstreme. Për shkak të diferencave të mëdha barike, pritet të fryejnë erëra të fuqishme, ditën e martë nga jugperëndimi, ndërsa ditën e mërkurë nga krahu verior. Sipas modeleve parashikuese, të mërkurë, erëra më të theksura mund të priten nga rajoni i Istogut.

- Advertisement -

Mot i ftohtë do të mbetet edhe nga dita e premte, mirëpo temperaturat maksimale gradualisht do të rriten në vlera pozitive përgjatë fundjavës.

Erërat që pritet të fryejnë gjatë kësaj jave do të shpërndajnë ndotësit, kështuqë vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të mira.

3.02 – Butë, me vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.
4.02 – Butë dhe me erë. Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje shi, që më vonë do të shndërrohet në borë.
5.02 – Ftohtë dhe erë veriore. Herët në mëngjes reshje bore, e gjatë ditës kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
6.02-7.02 – Ditën e enjte ftohtë, kryesisht me diell. Erërat gradualisht do të pushojnë. Të premten, kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

- Advertisement -

Temperaturat do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të zbresin nga 3C në -5C, e maksimalet nga 14C dhe 15C, sa priten në fillim të javës, do të zbresin deri në 0C.

Ditëve të para do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-11m/s. Nga dita e mërkurë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 5-16m/s.
Shtypja atmosferike, me afrimin e ciklonit do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale, e nga dita e enjte do të shënojë rritje të shpejtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit