1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Diplomati serb thotë se ka mundësia që anëtarësimi i Kosovës në KE të hyjë sot në rend dite

Rekomandime

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Nemanja Staroviq, ka thënë se Italia që aktualisht udhëheqë me Komitetin e Ministrave në Këshillin e Evropës nuk e ka përfshirë kërkesën e Kosovës për shqyrtimin e anëtarësimit në seancën që zhvillohet sot.

“Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqi për të mbrojtur interesat vitale të Serbisë”, ka thënë Staroviq.

- Advertisement -

Ai ka thënë se edhe nëse Komiteti inicion procedurat e anëtarësimit për Kosovën me 2/3 e shumicës procesi është i ndërlikua dhe zgjat shumë.

“Pra, Komiteti i Ministrave e transferon atë në Asamblenë Parlamentare të KiE, nevojitet edhe një shumicë prej dy të tretash. Asambleja Parlamentare ia kalon të tre komisioneve kompetente, të cilat më pas diskutojnë dhe gjithçka kthehet në Asamblenë Parlamentare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës”, shpjegoi Staroviq.

Staroviq tha se aktualisht 34 shtete të Këshillit të Evropës janë në favor të anëtarësimit të Kosovës nga 46 sa janë në total.

- Advertisement -

Italia sot dorëzon udhëheqjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës te Irlanda.

Staroviq i ka thënë RTS-së se kjo nuk do të thotë se dikush nga shtetet anëtare të KE-së të propozojë futjen në agjendë për shqyrtim të aplikacionit të Kosovës.

- Advertisement -

Staroviq tha se ministri i Jashtëm, Selakoviq do të jetë i pranishëm në seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit